Gonxhja pret Ermonela Jahon: Projektet e 2025-ës, plot surpriza për publikun

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, priti në një takim sopranon e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, priti në një takim sopranon e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho.

“Nder dhe kënaqësi të mirëprisnim sot Ermonela Jahon, ambasadoren e kulturës shqiptare në botë, që ngriti peshë zemrat e gjithë artdashësve para disa ditësh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, shkroi Gonxhja në rrjete sociale.

Gonxhja bëri të ditur se me sopranon Jaho diskutoi për rolin e saj të rëndësishëm në promovimin e vlerave kombëtare në skenat më të mëdha të botës.

Gjithashtu tha ai, projektet e vitit 2025 do të jenë me plot surpriza për publikun.

“Është një bashkëpunim që premton shumë për të ardhmen e kulturës shqiptare”, tha Gonxhja.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është një ndër më të suksesshmet dhe më të njohura në botë, me një zë brilant. Me albumin e saj “Anima Rara” ajo ka marrë vlerësime të shumta. Albumi doli në treg në mbarë botën në formatin fizik dhe digjital, më 25 shtator të vitit 2020.

Ndërkohë që Ermonela fitoi edhe çmimin “Artistja e huaj më e mirë” për vitin 2023, për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!