Media spanjolle “Mundo Deportivo”: Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Riviera Shqiptare është cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga ekspertët e udhëtimeve.


Aeroporti Barcelona-El Prat ofron alternativa vërtet ekonomike për një arratisje në destinacionet e reja – për të zbuluar një kulturë tjetër, një gastronomi tjetër ose thjesht për të pushuar, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”.

Fluturimet drejt Shqipërisë janë të përballueshme. Udhëtimi nga Barcelona në Tiranë kushton 50 euro.

Disa zgjedhin të pushojnë në shtator, pasi resortet nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe temperaturat janë pak më të ulëta.

Por, cilido muaj që të jetë, ajo që kërkojmë kur udhëtojmë janë destinacione të reja që na ofrojnë eksperienca të reja.

Një nga destinacionet më të rekomanduara – bazuar nga përballueshmëria – është Shqipëria.

Riviera Shqiptare është cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga ekspertët e udhëtimeve.

Nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në më pak se një orë me makinë do të gjendeni në bregdetin magjepsës shqiptar.

Vendi i vogël evropian nuk krenohet vetëm me plazhet mahnitëse – por ofron edhe qytete mesjetare, mundësi për aktivitete të tilla si rafting dhe hiking.

Nëse keni kohë, mund të vizitoni edhe shtetet fqinj si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Cilat vende të vizitoni në Shqipëri?

  • Ksamili, plazhi më i vlerësuar në Shqipëri.
  • Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe një nga qoshet më të bukura të Shqipërisë. Përveç kësaj, është vendi i përsosur për të bërë rafting.
  • Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, për adhuruesit e natyrës dhe maleve.
  • Gjirokastra, qendra e saj historike është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
  • Syri i Kaltër, një burim uji – i formuar nga një liqen i vogël që i ngjan një pishine me nuanca të bukura të blusë në të gjelbër.
  • Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ofron modernitetin e vendit, ku mund të shihni bunkerët antibërthamor në periferi – dhe të merrni teleferikun për të parë të gjithë kryeqytetin nga Mali i Dajtit.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…