Ministri Hoxha: Vëmendje kushteve të lundrimit, asnjë tolerim për ndotësit e ujërave apo mjedisit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtues e forca të Policisë Kufitare të Vlorës dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit inspektuan vijën bregdetare nga Himara deri në Sarandë


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtues e forca të Policisë Kufitare të Vlorës dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit inspektuan vijën bregdetare nga Himara deri në Sarandë, për të parë nga afër zbatimin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë detare.

“Siguria detare dhe siguria mjedisore mbeten primare në punën e Policisë së Shtetit, krahas sigurisë publike dhe sigurisë rrugore”, nënvizoi ministri Hoxha.

Ai theksoi se nëse një nga këto katër komponetë të shfaqë probleme, dëmtohet gjithë ecuria dhe mbarëvajtja e sezonit.

“Policia Kufitare Vlorë ka 17 njësi me efektivë të trajnuar dhe mjete lundruese, që operojnë gjatë gjithë vijës bregdetare, për parandalimin e ngjarjeve, për parandalimin e ndotjes së mjedisit. Kemi ushtruar kontrolle në vazhdimësi, tek operatorët privatë apo ata që janë të certifikuar dhe ushtrojnë aktivitetin ekonomik në këtë zonë. Ka patur edhe paligjshmëri që janë ndëshkuar. Kontrollet do të vijojnë deri në fund të sezonit turistik”, u shpreh Drejtori i Policisë Kufitare Vlorë, Eduard Sulejmani.

Drejtuesi rajonal i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Astrit Bilibashi tha se koordinohet puna me çdo agjenci dhe Policinë e Shtetit, dhe shkelësit janë proceduar dhe u është hequr licenca.

Ministri i Brendshëm kërkoi nga autoritetet ti kushtojnë vëmendje të veçantë kushteve të lundrimit, kapaciteteve të lundrimit si dhe vendeve të ankorimit dhe imbarkimit të pushuesve, për të shmangur çdo incident me pasoja.

“Jam këtu për t’ju mbështetur në punën tuaj, për të bërë çmos që kushtet e punës, mjetet, pajisjet ti keni në dispozicion dhe të ndiheni të motivuar”, u shpreh ministri Hoxha.

Ndër të tjera ministri deklaroi se mbetet detyrë e Policisë që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të evidentojnë dhe të ndëshkojnë ata që guxojnë të ndotin plazhet tona apo mjediset përreth plazheve.

“Policia i ka të qarta detyrat e saj, po ashtu edhe agjencitë ligjzbatuese dhe do të qëndrojnë fort ndaj çdo paligjshmërie që tenton të cenojë imazhin e vendit dhe turizmin në përgjithësi”, u shpreh Hoxha. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…