Flamuri i Shqipërisë, falë përpjekjeve të mbledhura ndër vite, arriti të ngrejë flamurin kombëtar dy herë në Paris.


Pas ceremonisë së mirëseaardhjes në Rinas të skuadrës olimpike, që për herë të parë vijnë me dy medalje në kryeqytet, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka pritur sportistët në një ceremoni të posaçme.

Veliaj tha se sot flamuri i Shqipërisë, falë përpjekjeve të mbledhura ndër vite, arriti të ngrejë flamurin kombëtar dy herë në Paris. Ai tha se kjo javë përkon me 104-vjetorin e Sport Klub Tiranës, ku shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kanë kontribuar.

‘‘Sot nuk mund të na vijë një mesazh më i mirë se sa mesazhi që djersa, talenti, puna, përpjekja, skuadra, shpërblehen. Gëzuar Ditën Nderkombëtare te Rinisë, sidomos të rinjve që aspirojnë që, si këta djem, t’i arrijnë gjërat me punë, me përpjekje, me dashuri, me pasion, si një mision i përbashkët, që është flamuri ynë kombëtar, skuadra jonë, Shqipëria. Gëzuar ditën e rinisë shumë djemve dhe vajzave që janë këtu sot edhe besojnë se vetëm me djersë, me punë dhe me talent ne mund të ecim përpara. Sot është edhe fiks data kur ne kemi çuar aplikimin për Tirana Kryeqyteti Europian i Sportit dhe mbaj mend se si kemi qenë me të njëjtin emocion. Një traditë që po e ndjek Vlora sot, edhe me shpresë, nesër Shkodra. Sporti mund të transformojë realitete ekonomike, realitete politike dhe realitete diplomatike. Sot flamuri i Shqipërisë, falë kësaj përpjekje, falë këtyre copave të këtij pazëlli të një fotografie të madhe të mbledhur ndër vite me përkushtim të jashtëzakonshëm nga Fidel Yllli dhe skuadra e jashtëzakonshme e KOKSHI-t, arriti të ngrejë flamurin tonë dy herë në Paris, me një sukses të paimagjinuar më përpara’’, nënvizoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…