Balluku dhe Vëngu inspektim vijës bregdetare

Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, ku është ndërhyrë dhe po ndërhyhet në vijmësi.


Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, ku është ndërhyrë dhe po ndërhyhet në vijmësi.

Në disa prej pikave turistike ku fluksi i vizitorëve është edhe më i lartë, janë shfaqur disa problematika që lidhen me pastrimin. Për shkak edhe të mungesës së rrugëve tokësore aksesi në këto zona është i vështirë.

Bashkitë e Himarës dhe Sarandës kanë nisur punën për pastrimin e këtyre plazheve, të cilat aksesohen përmes detit, ndërsa ekipeve të tyre u janë bashkuar edhe Forcat Detare.

Në terren për të ndjekur nga afër këtë aksion ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, të cilët u ndalën në disa prej plazheve, pjesë e bashkisë Himarë dhe Sarandë.

Për të pasur një menaxhim sa më të mirë të vijës bregdetare, dhe veçanërisht të këtyre zonave, ministri Vëngu e vendosi theksin tek bashkëpunimi mes të gjitha autoriteteve të cilat kanë fushë të veprimit të tyre detarinë. Bashkëpunim i cili përgjatë sezonit turistik duket të jetë edhe më intensiv.

“Është absolutisht e nevojshme që roja bregdetare, sidomos në sezon, të ketë një kordinim shumë të madh me Njësinë Detare të Policisë Kufitare dhe me bashkitë të cilat duhet patjetër të mobilozohen në këto zona që mund të jenë me akses të vështirë, por duhet që patjetër të kenë një kontroll të territorit dhe në këto plazhe që janë shumë të frekuentuara”, u shpreh Pirro Vëngu.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku e cilësoi si të nevojshme ndërhyrjen e forcave të ushtrisë në këto momente për ti dhënë një zgjidhje të shpejt situatës, për shkak të sezonit turistik që po vijon, ndërsa me përfundimin e tij do të bëhet një analizë më e plotë për të përcaktuar masat dhe hapat që do të ndërmerren në vijim.

“Ne e konsiderojmë në këto momente të një rëndësie të veçantë ndërhyrjen e ushtrisë, qoftë nga toka, me trupat që mund të ndihmojnë bashkitë, por qoftë dhe nga deti. Ndërkohë që do të duhet, nga çfarë po kuptohet, që pas përfundimit të sezonit të bëjmë një analizë të mirëfilltë të të gjithë situatës për të nxjerrë mësime nga ky numër i shtuar sepse çdo vit nga sa kuptohet ne arrijmë që të identifikojmë të tjera pika të dobëta që dalin në sipërfaqe. Sezoni i vitit të kaluar u mbull me sukses, u mituguan të gjitha problematikat që u vunë re gjatë atij sezoni, por këtë vit me një numër të shtuar, një numër ekspansional për Shqipërinë, të vizitorëve, sigurisht ne po zbulojmë pika të tjera të dobëta të cilat nuk kanë qenë shfaqur më parë dhe duhen mitiguar sa më shpjet, brenda këtij sezoni. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur për sezonin tjetër”, tha Balluku.

Në bisedën me kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi, Balluku vlerësoi bashkëpunimin mes pushtetit vendor dhe atij qëndror për ti dhënë zgjidhje situatave të cilat shfaqen në mes të sezonit, ndërsa mos reagimi në kohë mund të sjellë kosto në sektorin e turizimit. Gjithashtu, edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe operatorëve turistik është shumë i rëndësishëm sa i takon administrimit dhe mbajtjes pastër të plazheve.

“Në përfundim të sezonit, në bashkëpunim patjetër me Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me Ministrin Mazniku të Pushtetit Vendor dhe me secilin prej jush, ne duhet të bëjmë një plan të mirëfilltë masash”, bëri të ditur Ballluku.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.