Kurti: Kosova është shtet normal dhe urat duhet të jenë të hapura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve të Kosovës, e shtet ynë është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura.

Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka komentuar takimin me komandantin e KFOR-it, me të cilin kanë diskutuar edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër, tha se e konsiderojnë si një gjë të drejt, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë.

“I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës. Rezultatet përkatëse të këtyre raporteve i kemi ndarë dje me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij, në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër besojmë thellësisht liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë, shtetin , qytetarët dhe komunitetet. Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura“, tha ai. /kosovaPress/

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.