Gonxhja: IP4Startups, programi që fuqizon sipërmarrjet e reja

Aplikoni brenda datës 31 Gusht për të qënë 1️ nga 10 startupet e përzgjedhura.


Nëpërmjet programeve të akselerimit mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale, sipërmarrjet në Shqipëri mund të rrisin potencialin e zhvillimit ekonomik dhe inovacionin për ta pozicionuar vendin si një qendër e avancuar e inovacionit për rajonin.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se, “IP4Startups, është programi i cili mbështet drejtpërsëdrejti startupet shqiptare mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale”.

“Startupe nga Shqipëria, a jeni gati ta ktheni inovacionin tuaj në aset? Atëherë programi IP4Startups është mundësia që po kërkoni! IP4Startups, është një program intensiv akseleremi mbi Pronësinë Intektuale dhe Industriale dhe ka si qëllim adresimin e nevojave specifike të startupeve”, u shpreh ministri.

Gonxhja theksoi se programi synon të mbështesë 10 startupe shqiptare, që të arrijnë potencialin e tyre, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe suportit të personalizuar për regjistrimin dhe mbrojtjen në mënyrë efektive të aseteve të pronësisë intelektuale.

“Aplikoni brenda datës 31 Gusht për të qënë 1️ nga 10 startupet e përzgjedhura. Ky projekt implementohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në Shqipëri (DPPI) në bashkëpunim me Projektin Shqiptaro-Zvicerian të Pronësisë Intelektuale (ALSIP)”, u shpreh Gonxhja.

(ATSH)

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Botërori 2026, Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kjo fitore e ngjit Shqipërinë në vendin e dytë në grupin K me 3 pikë pas Anglisë që kryeson me…