Loja e fundit!

“Nëse një ditë do të mendojmë se çmenduritë e kanë një fund, them se gabojmë”


Nga Aladin Stafa

Nëse një ditë do të mendojmë se çmenduritë e kanë një fund, them se gabojmë. Në realitetin e sotëm, që duket se i përngjan një matriksi, ndodhitë e pazakonta kanë filluar bëhen aq të shpeshta sa tanimë na jane kthyer në normalitet. E fundit ishte pikërisht ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike në Paris, ku para pak ditësh pati dhe mbylljen e saj.

Një eveniment me një mori sportesh, ndjekur nga miliona sy e qindra mijra vizitorë, jehonën e së cilës e ndjemë më shumë për mesazhet e saj biblike sesa për medaljet fituara.

Teknologjia patjetër që po krijon një urë komunikimi ku i madh e i vogël nuk mbetet pas në informimin përditësor por edhe ndaj një influencimi të sforcuar.

I gjithë ky kaos duket se ka për qëllim deformimin e qenies humane, daljen e saj nga kornizat e edukimit, kulturës, marrëdhënies me Zotin dhe familjen. Parodia sarkastike e ‘Darkës së Fundit’ në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike 2024 nxiti mjaft polemika në shoqërinë postmoderniste kudo në botë. Dhe ajo që u vu re më shumë ishte përplasja e madhe mes religjiozve dhe komunitetit LGBTQ+.

Nëse do të shohim atë skenë artistike, perfekte në imperfeksionin e saj dukej qartë se secili aktor kishte dalë tej rolit të një dishepulli apo dhe figurës së shenjtorit që duhet të përfaqsonte.

Secili prej tyre mbartte një tjetër simbolizëm, duke përfaqsuar një gjini, një kohë, një racë apo dhe një Krijesë. Dhe kjo gjithcka e ndryshme nga Bibla ndodh jo aq rastësisht.
Jetojmë në kohëra të tjera. Arka e Noah-s dhe Darka e Fundit po humbasin gjurmët e fabulës së tyre. Dhe ajo është gjurma e jetës. Sot fryma moderne e të menduarit, shkëlqimi i një të ardhmeje tjetër dhe të qenurit mendje-hapur mbetet një trend ashtu si revolucionet shekujt e kaluar.

0

Kush e njeh historinë do të ngrejë një pyetje tjetër; cfarë ka përtej kësaj ? Cfarë sjellin revolucionet ?

Cdo rrethanë e tillë është provuar në histori se ka sjellë shkatërrim. U provua kjo me revolucionin francez, atë industrial, me revolucionin e tetorit 1917 por dhe me ngjarjet që sollën Hitlerin në pushtet.

A kanë të bëjnë këto ndodhi me ndonjë revolucion të ri që po përjetojmë ?

Është e vetëdijshme që gjithsecili nga ne në këtë jetë duhet të jetë i mbrojtur bazë ligjeve kur ai zgjedh të jetojë si të dojë duke mos u paragjykuar për preferencat apo ndasitë por cfarë nuk gjej të arsyeshme është bombardimi konstant në imazhe dhe lajme të cfarëdo lloj eventi ku ndjekja është e gjerë, duke na shpalosur mesazhe të fshehura se tani është koha të ndryshojmë për të hyrë në një epokë të re; atë në të cilën në fakt e kemi jetuar që para përmbytjes së madhe.

A po shkojmë drejt një gjendje vetëshkatërrimi? Pse u zgjodh pikërisht Parisi si vendi ideal për t’i përcuar këto mesazhe? Kush ishin ata që ndezën driten jeshile të kësaj performance ku përfshihej edhe një i mitur ?

Këto janë të gjitha dilema/pyetje që sa na largojnë nga realiteti i përditshëm aq edhe na hapin sytë për të bërë një prognozë për të ardhmen.

Franca ecën nën moton e saj “Liri, Barazi, Vëllazëri“ që prej revolucionit të shek. 19-të, pavarësisht se kjo moto nuk u institucionalizua kurrë.

Mbetet sot ky një slogan i saktë për aq sa pamë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojrave, regjisori i së cilës i dënuar të qëndrojë përgjithmonë në këtë burgun tonë, e hodhi në skenë në mënyrë brilante nën petkun e termit ART, me një mesazh që u kalua jo pa bujë tek brezat e rinj si një plan afatgjatë për të ardhmen.

Ashtu si dashurinë dhe urrejtjen e ndan një fije e hollë në mes, edhe të mirën e të keqen i ndan po kjo fije. Në fund triumfon një logjikë jo dhe aq e arsyeshme për secilin nga ne, dëshirën për të ndjekur rrugëtimin tonë lirisht.

Koha po ecën shpejt, njerëzit po bëhen gjithmonë e më pak të ndjeshëm ndaj dhimbjes, emocionit e ndoshta dhe dashurisë. Sepse dicka e re po vjen.

Një inteligjencë e re po përpiqet të marrë drejtimin e planetit. Duket se nën Diell ndryshe nga herët e tjera, ka zhvillime të reja…

Lexo më shumë nga

BSH: 206 mijë transferta kombëtare në euro në 8 muaj

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 34%.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

BSH: 206 mijë transferta kombëtare në euro në 8 muaj

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, transfertat kombëtare në euro janë rritur me 34%.