Kina e quan NED-in “dorezat e bardha” të qeverisë amerikane

Ministria e Jashtme kineze publikoi të premten një raport për Fondin Kombëtar për Demokracinë (NED), duke e quajtur atë “dorezat e bardha” të qeverisë amerikane.


Ministria e Jashtme kineze publikoi të premten një raport, ku demaskon Fondin Kombëtar për Demokracinë (NED), duke e quajtur atë “dorezat e bardha” të qeverisë amerikane.

Ky raport, i titulluar “Fondi Kombëtar për Demokracinë: Çfarë është dhe çfarë bën”, vë në dukje se NED është angazhuar prej kohësh në përmbysjen e pushtetit shtetëror në vende të tjera, duke u përzier në punët e brendshme të vendeve të tjera, duke nxitur ndarje e konfrontim, duke mashtruar opinionin publik dhe duke kryer infiltrim ideologjik, të gjitha këto me pretekstin e promovimit të demokracisë.

NED-i në vitet e fundit ka vazhduar të ndryshojë taktika dhe ka shkuar edhe më tej në veprimtarinë e vet kundër prirjes historike të paqes, zhvillimit e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, si edhe është bërë më i njohur për përpjekjet e tij për infiltrim, përmbysje e sabotim kundër vendeve të tjera, thekson raporti, duke shtuar se veprime të panumërta djallëzore të NED-it kanë shkaktuar dëme të rënda dhe janë dënuar fort nga bashkësia ndërkombëtare.

“Është e domosdoshme të demaskohet NED-i dhe të paralajmërohen të gjitha vendet mbi nevojën për të parë ngjyrat e tij të vërteta, për të luftuar përpjekjet e tij përçarëse e sabotuese, për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë e interesat e zhvillimit të tyre kombëtar dhe për të mbështetur paqen e zhvillimin botëror dhe drejtësinë e barazinë ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Raporti vë në dukje se NED-i, që pretendon se është një organizatë joqeveritare, është zbatuesi i operacioneve të fshehta të CIA-s dhe financohet nga qeveria e ShBA-së. Sipas raportit, në vitin 1983, kur u krijua NED-i, Kongresi i ShBA-së i dha 18 milionë dollarë dhe sipas të dhënave nga uebsajti “USAspending.gov”, NED-i mori 315 milionë dollarë në vitin fiskal 2023.

Sipas raportit, NED nxiti revolucionet me ngjyra për të përmbysur pushtetin shtetëror në vende të tjera, duke përfshirë Iranin, Ukrainën, Korenë e Veriut dhe vendet arabe.

Ministria e Jashtme e Kinës vuri në dukje se, nën maskën e demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut, ShBA-ja e ka përdorur NED-in për infiltrim, ndërhyrje dhe përmbysje pushteti në vende të tjera.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.