Kina shton më tej hapjen në krahinat e brendshme

Në plenumin e 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u miratua Rezoluta për Thellimin e Mëtejshëm të Reformës në Mënyrë të Gjithanshme për të Çuar Përpara Modernizimin Kinez


Disa ditë më parë, në plenumin e 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u miratua Rezoluta për Thellimin e Mëtejshëm të Reformës në Mënyrë të Gjithanshme për të Çuar Përpara Modernizimin Kinez. Dokumenti e vë theksin ndër të tjera te “konsolidimi i statusit drejtues të krahinave bregdetare në Kinën Lindore lidhur me hapjen dhe shtimi i nivelit të hapjes në krahinat qendrore e perëndimore, si edhe në krahinat verilindore, për të përshpejtuar formimin e një situate me hapje të gjithanshme në koordinim mes krahinave bregdetare e të brendshme dhe mbështetje të ndërsjellë mes krahinave lindore dhe perëndimore”.

Në fakt, qysh prej Kongresit të 18-të të PKK-së, Kina i ka kushtuar rëndësi të madhe hapjes së krahinave të brendshme dhe ka ofruar mbështetje për ndërtimin e zonave eksperimentale të ekonomisë së hapur në krahina si Jiangxi, Guizhou dhe Ningxia.


Foto nga VCG

Me thellimin e vazhdueshëm të ndërtimit të këtyre zonave eksperimentale, po formohen kanalet dhe platformat e hapjes dhe po thellohet gradualisht bashkëpunimi industrial mes krahinave.
Me këtë model hapjeje, këto zona eksperimentale kanë pasur arritje të dukshme dhe ekonomia e hapur në krahinat e brendshme të Kinës ka pasur arritje të reja.

Provinca Jiangxi tani po integrohet thellësisht me nismën “Një brez, një rrugë” dhe po integrohet aktivisht me zhvillimin e integruar të Deltës së Lumit Jance dhe Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong-Hongkong-Makao. Gjatë thellimit të hapjes dhe bashkëpunimit, në këtë provincë të brendshme të Kinës Jugore janë përqendruar më shumë burime dhe faktorë zhvillimi.

Ndërsa Guizhou, një provincë në Kinën Jugperëndimore, është fokusuar te statusi strategjik si qendër e ekonomisë së hapur në krahinat e brendshme dhe ka zbatuar kërkesat qendrore “koordinim i tregjeve dhe burimeve brenda e jashtë vendit, koordinim i ndërtimit të kanaleve dhe platformave të hapjes, thellim i hapjes sistemore dhe krijim i versionit të ri të zonës eksperimentale të ekonomisë së hapur në krahinat e brendshme”. Guizhou ka nxitur vazhdimisht ndërtimin e zonave eksperimentale në një nivel më të lartë.


Foto nga VCG

Krahas këtyre, edhe në krahinat verilindore ka pasur përparime të reja në hapjen me botën e jashtme. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, tregtia e jashtme në këtë pjesë të Kinës ka shënuar vlerën 613.86 miliardë juanë, duke arritur nivel rekord. Në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit, import-eksporti në gjashtëmujorin e parë u rrit me 48.4 %, duke shënuar rekord historik. Trenat Kinë-Europë kanë bërë në pikat kufitare Alashan dhe Horgos 7746 udhëtime, 8.2 % më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, në Ekspozitën e Kinës Qendrore të vitit 2024, janë tërhequr 1052 ndërmarrje nga 32 vende e rajone, si edhe mbi 200 kompani ndërkombëtare.

Në të ardhmen, në bazë të këtyre arritjeve, krahinat e brendshme të Kinës, sipas kërkesave të dokumentit të miratuar në plenumin e 3-të, do të vazhdojnë ndërtimin e zonave eksperimentale të ekonomisë së hapur, do të luajnë një rol më të madh në përmirësimin e hapjes rajonale, do të nxisin hapjen me nivel të lartë të krahinave të brendshme dhe do të krijojnë lartësi të reja të hapjes me forma të pasura.

Drejtori i Institutit të Kërkimeve Ekonomike Ndërkombëtare pranë Akademisë së Studimeve Makroekonomike të Kinës, Liu Quanhong, u shpreh që tani, për këto krahina të brendshme, misioni i parë do të jetë ndërtimi i një sistemi të ri me ekonomi të hapur dhe me hapje më të lartë. Gjatë nxitjes së shkëmbimeve në fushat e tregtisë, investimeve, financës dhe teknologjisë, do të thellohet reforma në sistemin e menaxhimit dhe do të nxitet hapja më e gjerë dhe më e thellë. Në këtë bazë, do të shndërrohen përvojat praktike në një sistem të kopjueshëm dhe të përhapshëm. Krahas kësaj, zhvillimi i tyre do të integrohet në mënyrë aktive me korniza ose mekanizma të tjerë, si nisma “Një brez, një rrugë”, rajoni Pekin-Tianjin-Hebei, Brezi Ekonomik i Lumit Jance, Zona e Madhe e Gjirit Guangdong-Hongkong-Makao, integrimi i Deltës së Lumit Jance, zhvillimi cilësor dhe mjedisor në rrjedhën e Lumit të Verdhë, etj., me synim që të përmirësohet vazhdimisht hapja e dyanshme e këtyre krahinave.

Drejtori Liu theksoi që, për të zbatuar kërkesat e dokumentit të plenumit të 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të PKK-së, këto krahina, gjatë ndërtimit të zonave eksperimentale, duhet të përpiqen aktivisht për shtimin e lehtësimit të tregtisë. Për këtë, një mjedis i mirë biznesi është një detyrë e rëndësishme. Siç ka kërkuar plenumi, do të thellohet reforma mbi investimet e huaja dhe mbi sistemin e menaxhimit të investimeve jashtë vendit, do të formohet një mjedis biznesi i klasit të parë i orientuar nga tregu, me sundim të ligjit e i ndërkombëtarizuar, do të mbrohen të drejtat dhe interesat e investitorëve të huaj, do të zgjerohet lista e sektorëve ku nxiten investimet e huaja, do të pakësohet në mënyrë të arsyeshme lista negative për hyrjen e investimeve të huaja, do të anulohen në mënyrë të gjithanshme masat kufizuese ndaj investimeve të huaja në sektorin e prodhimit, do të nxitet hapja e rregullt në telekomunikacion, internet, arsim, kulturë e shëndetësi etj. dhe të krijohet një mjedis i qëndrueshëm, i barabartë, transparent e i parashikueshëm për të gjitha llojet e bizneseve.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…