Kryeparlamentari austriak uron Spiropalin: Bashkëpunimi parlamentar, më i rëndësishëm në kohë të vështira gjeopolitike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, i ka dërguar një letër urimi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në detyrë.


Kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, i ka dërguar një letër urimi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në detyrë.

Në mesazhin e tij drejtuar kryeparlamentares Spiropali, Sobotka shprehet se, bashkëpunimi parlamentar bëhet edhe më i rëndësishëm në kohë të vështira gjeopolitike.

“Është kënaqësi e veçantë për mua të kem mundësinë t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. Pikërisht në kohë të vështira gjeopolitike, si këto që po jetojmë, bashkëpunimi parlamentar bëhet akoma edhe më i rëndësishëm”, shkruan ai.

“Në këtë kontekst, përshëndes fort marrëdhëniet shumë të mira mes parlamenteve të dy vendeve tona dhe jam i sigurt se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej gjatë mandatit tuaj. Mbetem me urimet më të mira për veprimtarinë tuaj politike si dhe për shëndetin tuaj personal”, thekson Sobotka. (ATSH)

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Stoku i investimeve austriake, 875 milionë euro

Austria është investitori i katërt më i rëndësishëm, për nga vlera e flukseve të reja që injektoi në ekonominë shqiptare…