Zjarri në Mallakastër, Balla: Mirënjohje zjarrfikësve për përballimin e situatës

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përgëzoi punën e zhvilluar nga zjarrëfikësit e qarkut Fier


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, përgëzoi punën e zhvilluar nga zjarrëfikësit e qarkut Fier dhe aktorëve të tjerë, që arritën të vënë në kontroll situatën e vështirë të vatrave të zjarrit në Çërrilë Mallakastër.

Balla ndau në rrjete sociale momente nga aksioni për shuarjen e zjarreve ku u angazhuan edhe forcat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile por dhe të Forcave të Armatosura.

“Mirënjohje forcave zjarrfikëse të qarkut dhe AKMC Forcave të Armatosura për përballimin e situatës së vështirë në Çërrilë Mallakastër”, shkroi Balla.

Mesditën e së premtes, një vatër zjarri në zonën e Mallakastrës krijoi një situatë kritike në fshatin Çërrila.

Për shkak të intensitetit të flakëve në zonë u ndërhy edhe nga ajri, ndërsa në terren ishin forcat zjarrfikëse.

Forcat zjarrfikëse luftuan për mbrojtjen e banesave, ndërsa mbërriti dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, për vënien në kotroll të situatës.

 

(ATSH)

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.