Bashkia e Tiranës: Të gjitha objektet arsimore, gati për vitin shkollor

Bashkia e Tiranës ka investuar në disa objekte arsimore, çerdhe kopshte dhe shkolla të reja, të cilat do të hapin dyert këtë shtator për nxënësit.


Bashkia e Tiranës ka investuar në disa objekte arsimore, çerdhe kopshte dhe shkolla të reja, të cilat do të hapin dyert këtë shtator për nxënësit.

Një prej objekteve të reja të rindërtuara është edhe shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi”.

“Është një shkollë e cila ka pasur një problematikë të madhe edhe pas tërmetit, por edhe në vazhdim për shkak se ishte një shkollë me dy turne. Në vazhdim ne bëjmë një hapje të re të kësaj shkolle me një investim të ri, ku do të kalojë si shkollë me një turn”, deklaron për “Klan”, Ilda Qazimllari, drejtore e përgjithshme e Investimeve Publike në bashkinë e Tiranës.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Sipas Ilda Qazimllarit, më 9 shtator do të jenë gati dhe disa objekte të tjera arsimore.

“Shkolla “Emin Duraku” është përfunduar në total të saj, është hapur muajin e fundit të mbarimit të vitit të kaluar shkollor. Kjo edhe për të bërë një përcjellje të denjë për të gjithë nxënësit që e lënë atë shkollë dhe shkojnë në një cikët tjetër studimi. Si ajo po ashtu është edhe shkolla “Xhezmi Delli”, “Musine Kokalari” dhe “Myslym Keta””, shton më tej Ilda Qazimllari, drejtore e përgjithshme e Investimeve Publike.

Ndërkohë që për të plotësuar nevojat për kopshte dhe çerdhe janë marrë dhe ambiente me qira.

“Është kopshti numër 37, i cili hap dyert. Jemi në fazë përmbyllje finale të zbatimit të punimeve të ndërtimit e po ashtu në fazat paraprake të mobilimit. Krahas kësaj është kopsht-çerdhja në Shkozë ose siç njihet ndryshe “Kopshti Ylberi” për ata që mund t’i rikthehen këtij kopshti ose për të gjithë komunitetin që banon aty, në Njësinë 1. Zonat të cilat ka patur mungesë të theksuar të subjekteve arsimore siç është njësia 16 apo pranë rrugës së Zallit, janë marrë disa vendime për të marrë objekte me qira, që konsistojnë në dy çerdhe dhe në dy kopshte. Kjo për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave të komunitetit”, thekson Ilda Qazimllari, drejtore e përgjithshme e Investimeve Publike.

Bashkia e Tiranës gjatë sezonit veror ka bërë dhe mirëmbajtjes e të gjitha objekteve arsimore që të jenë gati për vitin e ri shkollor dhe të plotësojnë standardet dhe kushtet higjieno-sanitare. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, partneritet me QSUT për inovacion e inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë.