Porti i Durrësit, mbi 120 mijë pasagjerë në gjysmën e parë të muajit gusht

Në portin e Durrësit vijon të jetë i lartë numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes tij.


Në portin e Durrësit vijon të jetë i lartë numri i pasagjerëve që udhëtojnë përmes tij.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se 120 810 pasagjerë kanë udhëtuar nga / drejt portit të Durrësit përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht.

“Tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73 701 pasagjerë në hyrje dhe 47 109 pasagjerë janë regjistruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane”, theksoi APD.

Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trajlerëve dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve.

“Përgjatë periudhës 1-15 gusht 2024 numërohen 32 797 automjete dhe 3950 kamionë dhe trajlerë”, tha APD.

Të gjitha instancat shtetërore dhe private që operojnë në portin më të madh në vend janë angazhuar në mbarëvajtjen e operacioneve në Terminalin e Trageteve, periudhë e cila përkon dhe me pikun e sezonit turistik veror. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Investimi në nënstacionin Kuçovë, Balluku: Përfitojnë 16 000 abonentë

Përmes këtij investimi do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike për 16 mijë abonentë, biznese të zonës si dhe ju…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investimi në nënstacionin Kuçovë, Balluku: Përfitojnë 16 000 abonentë

Përmes këtij investimi do të përmirësohet furnizimi me energji elektrike për 16 mijë abonentë, biznese të zonës si dhe ju…