Gonzato-VonHorn: Mbështetje integrimit të Shqipërisë në BE

Nancy VanHorn, e Ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mori detyrën në fillim të gushtit duke zëvendësuar David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë.


E ngarkuara me punë e SHBA-së, në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me ambasadorin e BE-së, në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së bën të ditur se dy zyrtarët u takuan për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen integrimin e Shqipërisë në BE.

“Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, thuhet në postim.

Nga ana e tij, ambasadori Gonzato u shpreh se ishte kënaqësi takimi me VanHorn për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Në pritje të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë”, u shpreh ai.

Nancy VanHorn, e Ngarkuara e re me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mori detyrën në fillim të gushtit duke zëvendësuar David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë. (ATSH)

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…