
Rama: Godinë shumëfunksionale kulturore e rekreative në vendlindjen e At Gjergj Fishtës në Lezhë
Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Në Lezhë po vijojnë punimet për hapësirën memoriale shumëfunksionale ku ka lindur At Gjergj Fishta.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga punimet që po kryhen për ndërtimin e godinës shumëfunksionale, e cila do të mirëpresë artistë vendas e të huaj.
“Një godinë multifunksionale kulturore e
rekreative në këtë vend sa historike, aq dhe tërheqëse për peizazhin e mrekullueshëm natyror, që do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm”, u shpreh Rama.
Projekti po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
(ATSH)