Denaj: Bashkëpunim me Slloveninë për përafrimin e legjislacionit me BE-në

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj takim me homologen sllovene Mateja Calusi


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Slloveni.

Ajo u prit nga homologia sllovene Mateja Calusi, me të cilën edhe firmosi një marrëveshje bashkëpunimi, e para e këtij lloji në fushën e zhvillimit të Bujqësisë.

Ministret Denaj dhe Calusi vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e tyre në fushën e bujqësisë.

Ministrja Denaj theksoi se marrëveshja e arritur sot synon një intensifikim edhe më të lartë të mbështetjes me ekspertizë, që vendi ynë do të marrë nga Sllovenia, duke marrë parasysh edhe momentin në të cilin, vendi ndodhet, atë të përafrimit të legjislacionit, përgatitjes së bizneseve shqiptare drejt tregjeve të BE-së.

“Sllovenia ka pothuajse të njëjtat problematika si Shqipëria në raport me fragmentizimin, me sipërfaqet e vogla e tokës, problemet e bashkimit, por megjithatë ia kanë dalë ndër vite të rrisë sipërfaqe, sepse është e vetmja mundësi për të rritur shkallën, shtuar automatizim, ulur kostot dhe realizuar cilësinë. Besoj se është një model suksesi për ta marrë dhe ne në sfidat tona të zhvillimit të bujqësisë”, deklaroi ministrja Denaj. (ATSH)

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…