Mbi 21 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri

Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15 223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70.9 % të të huajve gjithsej, kundrejt 73.3 % që përbënin në 2022.


Në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.460 banorë, duke pësuar rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63.8 %, kundrejt femrave me 36.2 %.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023 ishte 12.430 aplikime, duke shënuar një rritje me 22.7 %, krahasuar me vitin 2022.

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2023, respektivisht me 3 712, 3 375 dhe 1 693 banorë.

Të huajt me origjinë nga Evropa rezultojnë 15 223 banorë në vitin 2023 dhe përbëjnë 70.9 % të të huajve gjithsej, kundrejt 73.3 % që përbënin në 2022.

Punësimi është arsyeja kryesore e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri në 2023 me 48.3 %. Në vitin 2023 janë evidentuar 6 630 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të
tyre, rreth 44 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.

Gjatë vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi përbëhet nga 13 691 meshkuj dhe 7 769 femra.

Grupmosha dominante e të huajve me leje qëndrimi është 30-39 vjeç, e cila përbën 22.5 % të të huajve gjithsej me leje qëndrimi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…