Hasani: Drejtori e re për politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon

Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”.


Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”.

Ministri Hasani theksoi se qeveria shqiptare vlerëson dhe respekton rolin e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si faktorë dhe aktorë pro aktivë në hartimin dhe implementimin e politikave, si në rrafsh lokal ashtu dhe rajonal.

“Tirana nuk ndërhyn në çështjet e brendshme dhe në dialogun e brendshëm të shqiptarëve kudo që ata janë. Ne përpiqemi të angazhohemi dhe të flasim me motrat dhe vëllezërit tanë për një çështje shumë të rëndësishme që është integrimi i euroatlantikut. Të gjitha forcat politike shqiptare kudo ku ata janë, kanë qenë promotorët e zhvillimit dhe zhvendosjes së shoqërive të tyre, drejt familjes evropiane”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar Hasani u shpreh se MEPJ ka filluar një projekt serioz për të krijuar një departament i cili do të merret eksluzivisht me shqiptarët në rajon.

“Ky departament do të merret me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e luginës, me vëllezërit dhe motrat në Kosovë, me situatën në Mal të Zi. Ne do të vazhdojmë të jemi këmbëngulës, do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në mënyrë që edhe realitete të tjera të cilat kanë nevojë për vëmëndjen e shtetit shqiptar, të jenë të mirë përfaqësuara brenda këtij viti”, tha MEPJ, Igli Hasani.

Pjesë e panelit ishin edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i RMV, Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, Doktori i Shkencave të Historisë në Universitetin e Prishtinës, Ibrahim Gashi dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Lutfiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të palës shqiptare për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“E ndiejmë mbështetjen dhe fokusin e Shqipërisë dhe Kosovës. Unë besoj që është koha që Kosova dhe Shqipëria të hartojnë një strategji kombëtare përmes së cilës i qasen interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Në konferencën e ambasadorëve në panele të veçanta është diskutuar roli i diplomacisë në zhvillimin e turizmit, promovimin e kulturës apo hapat e hedhur nga Shqipëria në çështjet e sigurisë. (ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…