Kumbaro: Shqipëria gati për të qenë qendra e promovimit global të turizmit 2025

CEO i “MESSE Berlin” Mario Tobias së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të ITB Berlin, Debora Rothe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, për të diskutuar mbi bashkëpunimin në promovimin e Shqipërisë si vendi i nderit i panairit “ITB Berlin” 2025.


CEO i “MESSE Berlin” Mario Tobias së bashku me drejtoreshën e përgjithshme të ITB Berlin, Debora Rothe po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, për të diskutuar mbi bashkëpunimin në promovimin e Shqipërisë si vendi i nderit i panairit “ITB Berlin” 2025.

Ekipi u prit nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, duke vijuar më tej takimet me kryeministrin Edi Rama dhe sektorin privat.

Ministrja Kumbaro, gjatë takimit ku morën pjesë gjithashtu operatorë turistikë dhe përfaqësues të Shqipërisë në panarin e Berlinit 2025, u shpreh se falë një pune shumë të gjatë dhe një komunikimi intensiv mes palëve, tashmë është avancuar në elementë e detaje që lidhen me programin e promovimit, brandimin e Berlinit me imazhin e Shqipërisë, stendën, ceremoninë e hapjes, etj.

“Mbas një pune njëvjeçare të një periudhe shumë intensive kemi avancuar me shumë elemente që kanë të bëjnë me vendin ku do të ndodhet stenda jonë që do të jetë shumë më e madhe, me programin, me cermoninë e hapjes, me mënyrën si do të brandohet Berlini, por edhe panairi me Shqipërinë. Është një punë intensive e bërë midis ekspertësh, midis ekipit të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe gjithë ekipit të ITB Berlin. Nuk lë pa theksuar që komunikikmet që kemi pasur me operatorët, qoftë të botës së promocionit apo turizmit, janë ushqimi me të cilin ne kemi ndërtuar deri tani mënyrën e prezantimit të Shqipërisë në Berlin”, tha ministrja Kumbaro,

CEO i Messe Berlin, dr. Mario Tobias, u shpreh se Shqipëria është një vend në vëmendjen dhe kuriozitetin e mbarë botës duke shtuar se ITB do të mbështesë palën shqiptare për të realizuar pritshmëritë si vendi i nderit i “ITB Berlin” 2025.

“Ne jemi të etur për të mësuar pak më shumë për idetë tuaja dhe sigurisht t’ju mbështesim në mënyrën më të mirë në realizimin e qëllimeve tuaja. Besoj që do të jetë një sukses i madh për Shqipërinë, prandaj po presim me padurim”, u shpreh Tobias.

Programi i promovimit të Shqipërisë turistike do të kulmojë në mars përgjatë tri ditëve të ITB Berlin, platforma më e madhe e promovimit të turizmit që në vitin 2025 pritet të ketë mbi 100 mijë pjesëmarrës, me përfaqësimin e më shumë se 190 vendeve e rajoneve, 5600 stendave ekspozuese dhe 3500 përfaqësuesve mediatikë e blogerëve. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni