Rama: 216 SmartLab-e në shkolla, mbi 35 mijë nxënës përfshihen në kurrikulën e kodimit

Mbi 35,000 nxënës të klasave të I, II dhe III do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit.


Mbi 35,000 nxënës të klasave të I, II dhe III do të përfshihen këtë vit në kurrikulën e re të kodimit.

Modeli i laboratorëve Smart është prezantuar së fundi në shkollën “Qazim Turdiu”, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Sportit parashikon zgjerimin e këtij projekti në periudhën 2025-2026

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga prezantimi i modelit të laboratorëve Smart, duke theksuar se janë instaluar 216 SmartLab-e në shkolla.

Rama bëri të ditur se synohet instalimi edhe i mbi 600 laboratorë te rinj në shkollat 9-vjeçare dhe në gjimnaze, duke u krijuar kushtet e duhura nxënësve për t’u pajisur me aftësi digjitale.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është duke punuar për të riparë të gjithë kurrikulën e aftësimit digjital nga klasa e I deri në klasën e IX, dhe më tej në gjimnaz.

Autoritetet arsimore synojnë krijimin e mundësive që fëmijët të aftësohen për botën digjitale, duke kompletuar gjithë kurrikulën e TIK-ut dhe duke e integruar edhe në lëndë të tjera.

Po ashtu, nga muaji shtator do të nisë trajnimi i mësuesve, ku mësuesit e shkencave, mësuesit e TIK dhe mësuesit e ciklit fillor do të përfshihen në një cikël tjetër trajnimi intensiv, që do të vijojë edhe në 2025, me fokus trajnimin e 16 mijë mësuesve për të garantuar kështu rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimin profesional të tyre. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…