Veliaj pret organizatorët e panairit “ITB” Berlin: Mundësi fantastike për të mësuar dhe për t’u promovuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim CEO-n e Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias, si dhe drejtuesen e “ITB Berlin”, Deborah Rothe.


Shqipëria ka nisur përgatitjet për panairin më të madh në botë për turizmin, “ITB – Berlin”, ku është ftuar të marrë pjesë si vendi i nderit në edicionin e vitit 2025 që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani.

Për të folur për hapat e bashkëpunimit në funksion të panairit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim CEO-n e Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias, si dhe drejtuesen e “ITB Berlin”, Deborah Rothe.

Veliaj tha se falë punës së qeverisë, bashkisë dhe ministrisë së Turizmit, sot Tirana është një destinacion turistik në 365 ditë të vitit.

Sipas tij, pjesëmarrja në këtë panair është një vlerësim dhe promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë turistike.

“Ne duam të bëjmë pjesën tonë si qytet, i cili falë punës së Qeverisë dhe Ministrisë të Turizmit, ka sot 365 ditë turizëm. Kjo ka sjellë shumë para në ekonomi, ka rritur vlerën e pronës, ka sjellë shumë reputacion, por nga ana tjetër ka edhe ato sfidat e veta sepse ka më shumë mbetje që prodhohen, ka më shumë trafik, megjithëse këto janë sfida të botës së parë, jo të botës së tretë”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë nënvizoi se turizmi duhet parë gjithmonë si një mundësi dhe ky është një moment shumë i mirë për Shqipërinë.

“Na keni dhënë një mundësi të jashtëzakonshme. Falë këmbënguljes së ministres Kumbaro, për të qenë vendi pritës në panairin ndërkombëtar të turizmit në Berlin, kjo është edhe një mundësi fantastike për të mësuar çfarë nuk funksionon në qytetet e tjera, që të mos i bëjmë ne ato gabime. Fakti që sot diskutojmë këto probleme do të thotë se është një moment i mirë për Shqipërinë dhe një moment i mirë për Tiranën. Mezi pres t’ju shoh në Berlin”, tha ai.

Duke vlerësuar turizmin shumëngjyrësh të vendit tonë, CEO i Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias tha se “ITB Berlin”, një prej eventeve më të rëndësishme në sektorin e turizmit, ka për qëllim promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe e vlerësojmë shumë ftesën e Tiranës, të kryetarit të bashkisë, por edhe të qeverisë shqiptare. Mezi presim që Shqipëria të jetë vendi pritës i vitit 2025 për panairin më të madh tregtar në botë, për sa i përket udhëtimeve dhe turizmit që është ITB në Berlin. Dhe vendi pritës, Shqipëria, do të bëjë shumë mirë sepse ka shumë për të treguar, nga vija bregdetare te qytetet e lashta, nga peizazhet tek përvoja e kuzhinës suaj. Janë rreth 170 apo 180 vende që ekspozojnë në ITB Berlin, por ka vetëm një vend pritës dhe kjo do të jetë Shqipëria vitin e ardhshëm. Ne e presim shumë këtë bashkëpunim”, shtoi ai. (ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.