Marrëveshja me Italinë, Rama: Emigracioni problem i të gjithë Europës, Shqipërisë i takon të jetë e dobishme për miqtë

Kryeministri Edi Rama, nga Praga, ku mori pjesë në forumin GLOBSEC 2024, foli edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.


Kryeministri Edi Rama, nga Praga, ku mori pjesë në forumin GLOBSEC 2024, foli edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Rama tha se Shqipëria synon të jetë e dobishme për veten dhe për miqtë e saj.

Ai shtoi se Europa duhet të funksionojë si një trup i vetëm kur vjen puna në përballimin e sfidave të emigracionit.

“Nuk ka shumë në BE që e kundërshtojnë. BE që përfaqësohet nga Ursula von der Leyen nuk thotë se marrëveshja është e gabuar. Ka nga ana progresiste e Evropës që e konsideron këtë si ide të keqe. Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë, që ajo të jetë e dobishme për miqtë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, “nëse miqtë kërkojnë diçka duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100 %”.

“Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe të djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europës. Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin, është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojën askund”, tha Rama. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…