Mbi 34 mijë anëtarë në fondet e investimeve

Në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti rreth 53.19 miliardë lekë me një rritje prej 2,902 miliardë lekë ose 5.77%, krahasuar me fundin e vitit 2023.


Në fund të 6-mujorit të parë të këtij viti, vlera neto e aseteve të fondeve, arriti rreth 53.19 miliardë lekë me një rritje prej 2,902 miliardë lekë ose 5.77%, krahasuar me fundin e vitit 2023.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu u dominua kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 62.86% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 4.18% krahasuar me 31.12.2023.
Ndërsa numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2024 arriti 34 411 me një rritje prej 6.90%.
Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre pesëmbëdhjetë fonde investimi.

Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion”, “Raiffeisen Mix” dhe “Raiffeisen Solid” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest”, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest”, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest”, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest”, fondi i investimeve “Sigal Invest” nën administrimin e shoqërisë administruese “SIGAL-LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla: Votuesit nga jashtë të regjistruar në KQZ kaluan shifrën 200 mijë

Mbi 200 mijë zgjedhës nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER në faqen KQZ. Gov.al.