Rama: Media sociale duhet konsideruar problem i mirëfilltë, po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, që u mbajt në Pragë, Republika Çeke


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, që u mbajt në Pragë, Republika Çeke. Gjatë një bisede me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, Rama foli edhe mbi sulmin kibernetik nga Irani, me të cilin u përball Shqipëria.

Rama tha se mediet sociale duhen konsideruar si një problem i mirëfilltë, që po dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve.

“Së pari, përpara se sa shkojmë tek pika ku ngremë pyetjen se çfarë duhet të ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike një luftë të mirëfilltë dhe të kundërsulmojmë, sipas një kuadri rregullash që e trajtojnë si duhet, na duhet të ngremë pyetjen: Çfarë shkeljesh të shëndetit mendor, por edhe fizik, duhet të ndodhin te fëmijët tanë, për ta konsideruar median sociale një problem të mirëfilltë? I kthehem kësaj, sepse mendoj që i shërben thelbit të përgjigjes. Jemi ende mjaft larg nga trajtimi si duhet i botës digjitale në tërësi, që ndërkohë vazhdon të ndodhë, të rritet e të fitojë terren në shumë hapësira në botën reale, duke sjellë mjaft të mira, por edhe mjaft kërcënime, e bashkë me kërcënimet edhe mjaft pasoja”, theksoi Rama.

“Është pjesë e saj, por të vazhdojmë ta konsiderojmë lirinë e shtrirjes, liri fjale dhe sërish të mos reagojmë ndaj të gjitha këtyre çmendurive që ndodhin për fëmijët tanë, te bashkësitë, komunitetet tona, tek opinionet tona publike, përmes këtij vëllimi të pabesueshëm informimi e dezinformimi e gjithçka është absolutisht e papërgjegjshme”, theksoi Rama, gjatë fjalës së tij.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…