Veliaj: Gati hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja

Në prag të vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi hapjen e një sërë shkollave të reja.


Në prag të vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi hapjen e një sërë shkollave të reja, ku përmendi “Avni Rustemin”, por edhe kopshteve dhe çerdheve të reja në zonat e periferisë, si zona e Freskut, e lagjes “Rilindja”, tek Unaza e Madhe, siç është edhe zona e Liqenit të Thatë.

Nga Lagjja “5 maji”, ku inspektoi punimet për lagjen e re, Veliaj nënvizoi se po merren të gjitha masat për të përballuar kërkesat e larta për regjistrim.

“Ne do të hapim edhe një sërë shkollash të reja. ‘Avni Rustemi’ është pa dyshim një shkollë në qendër të Tiranës, por kemi edhe shkolla në zonat rurale. Do të hapim disa çerdhe të reja, sidomos në zonat e periferisë, siç është zona e Freskut, e lagjes ‘Rilindja’, tek Unaza e Madhe, siç është edhe zona e Liqenit të Thatë. E di që kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm aplikimesh. Kur kemi marrë detyrën përpara 10 vitesh, kemi pasur më pak se 3 fëmijë në çerdhe, se asnjë nuk donte t’i çonte në çerdhe dhe kopshtet publike. Sot jemi 13 mijë fëmijë, pra jemi 10 mijë më shumë, sigurisht që kërkesa është edhe për më shumë. Kur i shoh që i heqin nga privati për t’i sjellë te publikja, do të thotë që kemi bërë diçka vërtet të mirë, megjithatë edhe në shtator do vijojmë të hapim çerdhe e kopshte të reja, sepse edhe kërkesa ka qenë e jashtëzakonshme”, u shpreh Veliaj.

Ai njoftoi se procesi i dezinfektimit do të vijojë kryesisht në shkolla, para nisjes së vitit të ri shkollor, ndërsa ftoi qytetarët të mos bëhen pjesë e histerisë që përpiqet të bllokojë punën e Bashkisë.

“Sa u përket shkollave, kam një kërkesë shumë të rëndësishme. Jemi në përgatitjet e fundit. Ne po fillojmë edhe këtu tek shkolla “Ardian Klosi” dhe shkolla të tjera, të bëjmë riparime, higjienizimin. Nëse nuk dezinfektojmë natën, aty ku mushkonjat bëjnë vezët, në ferra, në vijat e ujit, aty ku janë lulishtet, ku ka hapësira që tipikisht mushkonjat shumohen dhe vënë vezët e tyre, ne do kishim pasur një verë të tmerrshme, si ato që kemi pasur disa vite më parë. Fakti që kaluam një verë pa mushkonja do të thotë se qartazi shkenca e aplikuar në territor prodhon këtë rezultat”, tha ai.

Kreu i Bashkisë ftoi qytetarët që të përkrahin Bashkinë dhe punëtorët e Bashkisë kur i shohin që po kryejnë detyra e funksione jetike për qytetin.

“Kur shkenca, OBSH, thotë që duhet të dezinfektosh këto vende, nuk mund të dalë çdo njeri me probleme të shëndetit mendor e të bllokojë makinat e Bashkisë. Kur këta kanë edhe mbështetje politike, aty kupton që një pjesë e politikës po infektohet jo nga mushkonjat, por nga këto probleme të rënda të shëndetit mendor, ku i kundërvihemi shkencës, i kundërvihemi punës, të ardhmes së qytetit. Qytetarët duhet ta dinë që është një procedurë standarde e higjienizimit të shkollave, përpara se të vijnë fëmijët. Qytetarët i ftoj të mos bëhen pjesë e histerisë, por i ftoj që të përshëndesin e përkrahin Bashkinë dhe punëtorët e Bashkisë, kur i shohin që po kryejnë detyra e funksione jetike për qytetin”, deklaroi kryebashkiaku.

Lexo më shumë nga

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…