Qendra e emigrantëve në Lezhë, Meloni: Hapet javët e ardhshme, model inovativ edhe për vendet e tjera

Do të përpunohen kërkesat për azil në territorin shqiptar nën juridiksionin italian dhe europian


“Siç e dini, në javët në vijim, qendrat e parashikuara në memorandumin e mirëkuptimit me Shqipërinë të cilat do të përpunojnë kërkesat për azil në territorin shqiptar nën juridiksionin italian dhe europian do të jenë plotësisht funksionale”, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, shkruan e perditshmja lagazzettadelmezzogiorno.it.

”Muajt ​​e fundit, siç e dinë mirë edhe ministrat Piantedosi dhe Crosetto kemi hasur në disa vështirësi operacionale, por po i kapërcejmë një nga një, sepse besojmë shumë në këtë projekt novator.

”Ky projekt hasi vështirsi jo vetëm nga mobilizimi i së majtës evropiane, por edhe i OJQ-ve në nivel ndërkombëtar, të cilat, siç do të keni lexuar u mobilizuan kundër Protokollit”, shtoi Meloni.

”Por si për habi shumica e vendeve anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit që ta përdorin modelin tonë me Shqipërinë si një zgjidhje novatore dhe për këtë arsye po synojmë të bëjmë gjithçka në perfeksion”, deklaroi Meloni.

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.