Rama: Rusia ka ndikim në rajon, vendet e Ballkanit të jenë të integruara politikisht edhe pa qenë anëtare

Kryeministri Edi Rama gjatë forumit në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë theksoi se “nuk ka ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndërrojnë mendjen”.


Kryeministri Edi Rama gjatë forumit në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë theksoi se “nuk ka ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndërrojnë mendjen”.

Në panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan “E ardhmja e Evropës. Çfarë na pret?” Rama vuri në dukje se nuk është e njëjta gjë në rajon sa i takon Rusisë.

“Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë. Përpara se të jetë vonë duhet që disa gjëra t’i bëjmë ndryshe. Ka disa gjëra që kanë filluar të jenë ndryshe duke nisur nga plani i rritjes që është diçka e re sepse për vendet që nuk janë anëtarë u jepet mundësi të integrohen në tregun e përbashkët në pjesë të tjera të të gjithë organizmit neurotik të Europës”, nënvizoi Rama duke shtuar se kjo është gjë shumë e mirë.

Kryeministri Rama u shpreh se “mund të ndodhë edhe më shpejt sepse problemi më i madh në fund të fundit është të bindësh opinionin në gjithë Europën që po pranojmë shqiptarët. dhe kjo nuk është e lehtë edhe pse do të ishte e shkëlqyer për Europën që të kishte Shqipërinë, por nuk është e lehtë. Gjërat mund të ndryshojmë pas 3-4 vitesh. Me rëndësi është që të krijohen kushtet që vendet e Ballkanit të jenë të integruara politikisht edhe pa qenë anëtare, të kemi së bashku mbledhje të ministrave të sigurisë dhe politikës së brendshme, të shkëmbehen të dhëna, flasim për terrorizmin, krimin e organizuar”.

“Duhet të kemi të njëjtin ritëm të përballemi me të, sepse në të kundërt koha e shkëmbimit të informacionit për zhvillimin e një operacioni mund të jetë shumë e gjatë kur të tjerët kanë vepruar. Mund të bëhet shumë më tepër në këtë kuptim”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Çmimet “Harpa”, surpriza dhe vlerësime

Nata Gala e Çmimeve Kombëtare “Harpa”solli vlerësime për disa emra që janë shquar në fushat e tyre.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çmimet “Harpa”, surpriza dhe vlerësime

Nata Gala e Çmimeve Kombëtare “Harpa”solli vlerësime për disa emra që janë shquar në fushat e tyre.