Tirana e bukur e muraleve!

Edicioni i 6-të i “MuralFest”, një projekt i Bashkisë së Tiranës. Kurator Helidon Haliti. 11 artistë ndërkombëtarë dhe 14 murale.


Nga Dash Frashëri

Tirana është shndërruar në një qytet kozmopolit, jo vetëm sepse në kryeqytetin e Shqipërisë jetojnë banorë nga mbi 140 kombësi të ndryshme, por thuajse çdo ditë, artikujt e botuar në mediat më prestigjioze ndërkombëtare shkruajnë për transformimin epokal të metropolit më vibrant të Ballkanit Perëndimor.

Janë me disa dhjetëra muralet gjigante në pikat më dominuese të qytetit, të cilat e kanë shndërruar Tiranën në destinacionin më të kërkuar nga piktorët muralistë më të njohur botërisht.

“Mural Fest 2024”, një projekt i Dekor Tirana dhe shoqatës VizArt me drejtuese Ormira Lulani dhe kuruar nga piktori i njohur, Helidon Haliti, ka sjellë këtë vit emrat më të rëndësishëm  nga 11 shtete të ndryshme të botës.


Pamje nga Edicioni “MuralFest 2021”

Edicioni i Gjashtë i “MuralFest 2024” ka si lejmotiv tematikën “E ardhmja është Inteligjenca Artificiale? Jo!”. Pjesë e projektit janë 14 murale.

***

Piktori Helidon Haliti, “Mjeshtër i Madh”, ka krijuar një murale të këndshme, tërësisht në stilin e tij të njohur të pikturimit, dhe me simbolikën e bukur të kalit, një murale të cilën ai e ka quajtur “Fitorja”.

Veprat e Helidon Halitit edhe më parë kanë qenë në vëmendjen e publikut dhe kritikës, por këtë herë për muralen artisti tregon se tematika e saj është inteligjenca artificiale.

“Vepra tek njerëzit do të përcjellë fitoren e njeriut mbi inteligjencën artificiale që e ka krijuar po vetë, por kali është në përgjithësi simbolika e inteligjencës, besnikërisë dhe fisnikërisë. Ai përcjell fat dhe optimizëm. Atë e gjejmë në të gjitha mitologjitë tona që nga lashtësia me Pirron, Aleksandërin e madh me Buqefalen) me Kostandinin e Doruntinën, Skënderbeun, etj.”, tha Haliti gjatë një interviste për gazetën “SOT”.

Muralja ndodhet në fasadën e një pallati te rruga “Komuna e Parisit”, por vëmendje i kanë kushtuar dhe faqe të artit në botë siç është “amsterdamstreetart” një nga faqet më të njohura të street art.

Piktori Helidon Haliti është ndër emrat e rëndësishëm të artit bashkëkohor shqiptar, një artist i njohur me artin e tij si në Shqipëri dhe jashtë saj, pjesëmarrës në shumë bienale dhe ekspozita ndërkombëtare e kombëtare, me disa ekspozita personale, si dhe i nderuar me çmime të kalibrit të lartë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Spanjollja Marta Lapenja ka zgjedhur të pikturojë fruta, ku mbizotëron portokalli dhe një ibrik çaji.


Helidon Haliti me piktoren spanjolle, Marta Lapenja.

Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare,  do të kujtohet edhe me një pikturë murale në Tiranë. Iniciativa është e piktorit Helidon Haltiti i cili drejton projektin “Mural Fest” në Tiranë.


Kuratori Helidon Haliti dhe botuesi i Tirana Diplomat, Dash Frashëri

Realizimi i veprës i është besuar Maximiliano Bagnasco, një emër i njohur në fushën e artit, i cili më parë ka realizuar në Tiranë muralen e Lionel Mesit.

Duke folur për RTSH 24, piktori Haliti tha se me këtë murale përkujtohet një nga artistët shqiptarë më në zë. “Ne duam ta sjellim më pranë shkrimtarin e madh, që ndërroi jetë pak ditë më parë” tha ndër të tjera piktori Haliti. Ai tha se mendohet që një vepër tjetër përkujtimore parashikohet të ngrihet edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku ka lindur Kadare. “Me këto vepra Kadare do të jetë më pranë atyre që e kanë lexuar, më pranë nesh” tha Helidon Haltiti i cili drejton projektin “Mural Fest” në Tiranë.

Piktura murale e Kadaresë po realizohet tek një pallat afër vendit ku dikur ka qene stacioni i trenit, si një mesazh lidhës mes Tiranës së vjetër dhe asaj të re që po ndërtohet.

“Maximilino Bagnasco është nga piktorët muralistë më të mirë në botë dhe në Tiranë po bën një punë të shkëlqyer”, thotë kuratori Haliti, i cili po e ndjek në vazhdimësi ecurinë e murales së piktorit argjentinas.

Rumunia Alexandra Lincu është një tjetër artiste që po realizon muralen e saj në Tiranë, ku në tematikë është një kompozim me libra, tema e preferuar e saj.

Në Tiranë do të pikturojnë muralet e tyre edhe spanjollja Maria Galdeano me argjentinasen Anali Chanquia.

***

FOTO NGA MURALET NË TIRANË

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…