Hasani thekson përparimin e Shqipërisë dhe angazhimin për integrim në Forumin Strategjik të Bledit

Ministri i Jashtëm parashtroi përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria, në udhëtimin e saj drejt integrimit evropian


I ftuar në Forumin Strategjik të Bledit, ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në panelin me temë “Evropa e plotë dhe e lirë: Një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”.

Gjatë panelit ministri Hasani parashtroi përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria, në udhëtimin e saj drejt integrimit evropian

“Është e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria nuk ka bërë thjesht përparim, Shqipëria ka bërë një përparim të madh që është konkret, i matshëm dhe real, dhe pranohet si i tillë”, tha ai.

Gjithashtu, ministri Hasani vuri në dukje përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për të vazhduar me zbatimin e reformave të domosdoshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor, duke siguruar transformimin dhe ruajtjen e një Evrope të bashkuar.

“Të dyja, Bashkimi Evropian edhe Ballkani Perëndimor duhet të angazhohen në kohë për reforma dhe strategjitë inovative të integrimit. Ne kemi metodat dhe mjetet. Tani kemi nevojë për vendime të shpejta politike” theksoi Ministri Igli Hasani.

Ministri Hasani përgëzoi homologen sllovene, Tanja Fajon, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm në trajtimin e sfidave aktuale të sigurisë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal. (ATSH)

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri