Hasani: Finlanda, mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin tonë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot ministren e Punëve të Jashtme e Republikës së Finlandës, Elina Valtonen


Dakordësi me Finlandën për forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani priti sot ministren e Punëve të Jashtme e Republikës së Finlandës, Elina Valtonen me të cilën dhanë edhe një deklaratë të përbashkët për mediet.

Hasani vuri në dukje se turi ballkanik i Valtonen është tregues i vëmendjes së veçantë për rajonin.

“Me ministren Valtonen diskutuam mbi disa tema të rëndësishme, duke u përpjekur të eksplorojmë mundësi të zgjerimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, por edhe të bashkë ndajmë mendime e ide mbi zgjerimin e BE-së dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, shqetësimet mbi sigurinë ishin një tjetër temë, veçanërisht në këtë kohë kur rreziqet gjeopolitike kanë potencialin të ndikojnë në stabilitetin dhe perspektivën edhe të rajonit tonë”, u shpreh Hasani.

Ai theksoi se veç dakordësisë për forcimin e bashkëpunimit, palët vunë në dukje se ka potencial të madh për forcimin e marrëdhënieve në tregti dhe investime.

Ministri Hasani u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE të vendit, duke theksuar se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e axhendës së reformave.

“E përditësova kolegen mbi progresin e Shqipërisë në zbatimin e axhendës së reformave dhe i shpreha mirënjohjen tonë të thellë Finlandës për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme në rrugën tonë të integrimit evropian. Në kontekstin aktual politik dhe të sigurisë, theksuam rolin jetik të politikës së zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

“Finlanda mbetet mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin tonë drejt BE”, u shpreh ai.

Hasani theksoi se në takim riafirmoi mbështetjen e Shqipërisë tonë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës.

“Me ministren ndamë edhe shqetësimin real për luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe pasojat e saj në të gjithë kontinentin. Me këtë rast, riafirmuam edhe një herë pa mëdyshje mbështetjen tonë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne qëndrojmë gjithmonë me Ukrainën dhe, krahas vendeve të njëmendta, do të vazhdojmë ta mbështesim atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi kryediplomati shqiptar.

Ai vuri në dukje se Presidenca e ardhshme finlandeze e OSBE është moment për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

“Shpresojmë që 50-vjetori i Aktit Final të Helsinkit në 2025, i cili do të përkojë me kryesinë Finlandeze të OSBE-së, do të shënojë një moment kyç për OSBE-në, duke çuar në siguri, stabilitet, dialog dhe efektivitet të shtuar”, tha Hasani.

(Marrë nga ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…