Legalizimi i shtëpive, Mazniku: Bashkitë në ndihmë të qytetarëve për plotësimin e dokumentacionit

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, procesi i legalizimeve të objekteve të banimit do të kryhet edhe me ndihmën e bashkive.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh sot se, procesi i legalizimeve të objekteve të banimit do të kryhet edhe me ndihmën e bashkive.

Në një reagim në rrjetet sociale Mazniku shtoi se, njësitë vendore do të caktojnë zonat prioritare dhe do t’i ndihmojnë qytetarët me plotësimin e dokumenteve.

Gjithashtu, nënvizoi ministri, nëse do të jetë e nevojshme, bashkitë do të shtojnë punonjësit dhe burimet financiare për të përshpejtuar procesin.

“Bashkitë do të luajnë rol të rëndësishëm në procesin e legalizimeve të objekteve të banimit”, theksoi Mazniku, teksa shtoi se, bashkia do të caktojë zonat prioritare për procesin e legalizimeve.

Ministri nënvizoi se, bashkia do të ndihmojë qytetarët për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Gjithashtu, bashkia do të lehtësojë komunikimin mes qytetarëve dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe do të bashkërendojë punën me ASHK, theksoi Mazniku.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.