Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.

Bashkë me urimet për zgjedhjen, ambasadorja Peleg shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe solidaritetin historik të shqiptarëve me hebrenjtë.

Kryetarja Spiropali nënvizoi vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë, të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, për avancimin e dialogut politik me Izraelin si edhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, sigurisë, industrinë e mbrojtjes, teknologjitë e informacionit dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale, mbrojtjen kibernetike, rritjen e investimeve izraelite në Shqipëri, si edhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare për çështjet rajonale e globale.

“Shqipëria është lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit tonë për një botë më të sigurt e në paqe”, theksoi Spiropali. (ATSH)

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…