Valtonen: Marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, forcojmë bashkëpunimin ekonomik

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, deklaroi se, “marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Finlandës janë të shkëlqyera


Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, deklaroi se, “marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Finlandës janë të shkëlqyera, ndërsa presim të krijojmë lidhje të tjera të reja edhe më të fuqishme dhe të ngushta dhe dëshirojmë të focojmë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, sot në Tiranë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Valtonen tha se, vizita e saj mbulon çështjet bilaterale, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe integrimin e ardhshëm të Shqipërisë në BE.

“Si aleatë në NATO ne ndajmë qëllimin e forcimit të sigurisë së Evropës. Ne po kërkojmë së bashku mundësitë për të rritur marrëdhëniet tona tregtare, veçanërisht në energjinë e rinovueshme. Tashmë ka një bashkëpunim premtues midis komuniteteve tona fillestare, gjë që është e shkëlqyer sepse padyshim që ne kemi nevojë për perspektiva pozitive, veçanërisht për të rinjtë tanë në të dyja anët”, theksoi kryediplomatja finlandeze.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

“Shpresojmë që të ofrojmë dhe të jemi aktiv në mbështetjen tonë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe si aletatë ne do të fokusohemi tek siguria dhe presim të mbulojmë fusha të tjera në të ardhmen si energjia e rinovueshme dhe të kemi zgjerim të bashkëpunimit midis komuniteteve tona dhe veçanërisht për rininë në të dy vendet tona”.

Ajo vuri në dukje se forcimi i bashkëpunimit me dy vendeve duhet të shihet me mjaft përfitim për të dyja vendet.

“Ballkani Perëndimor është në zemër të Europës dhe në kushtet aktuale ne kemi nevojë që të punojmë akoma më intensivisht. BE dhe BP duhet të përforcojnë lidhjet dhe të vijojnë bashkëpunimin ekonomik. Është mjaft e rëndësishme që të gjitha këto vende të plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e BE-së” u shpreh Valtonen.

Duke u ndalur tek siguria ajo theksoi se, “ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”.

Valtonen tha se, gjatë takimit me ministrin Hasani diskutuan gjithashtu edhe për rolin e rëndësishëm të OSBE-së dhe forcimin e institucioneve dhe zbatimin e shtetit të së drejtës.

“OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm dhe të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ndihmuar vendet në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Dhe nga këto reforma, natyrisht, do të përfitojnë njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejnë edhe si përmbushje e kushteve për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Valtonen.

“Dhe mirëpres bashkëpunimin me Shqipërinë pasi Finlanda do të marrë kryesimin e Organizatës vitin e ardhshëm dhe dua të falënderoj gjithashtu Shqipërinë, si dhe Ministrin Hassani personalisht për angazhimin e tij dhe punën e tij gjithëpërfshirëse për dhe në Organizatën e deritanishme”, përfundoi ministrja Valtonen.

(Marrë nga ATSH)

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shorti U-17, Duka: Organizimi i finaleve të Kampionatit Europian, tjetër moment historik

Në një ceremoni të mbajtur sot në “Shtëpinë e Futbollit”, u hodh shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, turneu…