Peng Liyuan dhe bashkëshortet e liderëve afrikanë marrin pjesë në mbledhjen mbi arsimimin e grave

U zhvillua të enjten paradite në Pekin mbledhja mbi arsimimin e grave Kinë-Afrikë me temën “Veprimi i përbashkët Kinë-Afrikë: Aftësimi i grave ndërmjet arsimit”


U zhvillua të enjten paradite në Pekin mbledhja mbi arsimimin e grave Kinë-Afrikë me temën “Veprimi i përbashkët Kinë-Afrikë: Aftësimi i grave ndërmjet arsimit”. Ishin të pranishme znj. Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit të Kinës Xi Jinping dhe njëherësh e dërguara e posaçme e UNESCO-s për nxitjen e arsimit të vajzave dhe grave, si edhe 26 bashkëshorte të liderëve të vendeve afrikane, të cilët kanë ardhur në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC) të vitit 2024.

Në fjalimin e saj në këtë mbledhje, znj. Peng tha se Kina e Afrika janë bashkësi me fate të përbashkëta, ndërsa gratë kineze dhe afrikane kanë shkruar kapituj të mrekullueshëm të solidaritetit, bashkëpunimit dhe ecjes së përbashkët përpara me punë, mençuri dhe përkushtim.

Ajo tha se Kina dhe Afrika kanë të përbashkëta nxitjen e kauzës së arsimimit të grave dhe ecjen në rrugën drejt së ardhmes së bukur. Të dyja palët duhet të vazhdojnë të zhvillojnë frymën e bashkëpunimit miqësor Kinë-Afrikë dhe të nxitin çështjen globale të arsimit të vajzave e të grave drejt barazisë, përfshirjes e cilësisë së lartë, për të ndërtuar e ndarë bashkërisht një botë më të bukur.

Kozmonautja kineze Wang Yaping mbajti një fjalim si përfaqësuese e grave të shquara kineze.

Peng Liyuan dhe mysafiret afrikane shijuan edhe një shfaqje artistike fëmijësh dhe vizituan ekspozitën e kulturës tradicionale kineze e të rezultateve të arsimimit të grave.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri