Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, Vëngu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë

Ministri Mbrojtjes, Pirro Vëngu mori pjesë në takimin e 24-t të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), koalicion i përbërë nga të gjitha vendet e NATO-s dhe më shumë se 18 vende partnere


Ministri Mbrojtjes, Pirro Vëngu mori pjesë në takimin e 24-t të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), koalicion i përbërë nga të gjitha vendet e NATO-s dhe më shumë se 18 vende partnere, të bashkuar dhe të vendosur për të ndihmuar Ukrainën kundër pushtimit të paprovokuar të nisur nga Rusia që prej shkurtit 2022.

Takimi u mbajt në Ramstein, Gjermani.

Në ndërhyrjen e tij, ministri Vengu çmoi këtë nismë të udhëhequr nga SHBA dhe nënvizoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës dhe popullit të saj duke vijuar të japë asistencë ushtarake dhe humanitare.

Në këtë drejtim, vendi ynë radhitet ndër vendet me kontribut domethënës në radhët e Aleancës, në përpjekjen kolektive për të rritur kapacitetet ukrainase dhe për të frenuar agresionin rus.

Në takim mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski, ndërkohë që bisedimet zhvillohen në një moment kyç dhe dinamik të luftimeve në terren. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.