Peng Liyuan zhvillon takim çaji me bashkëshorten e presidentit të Republikës së Kongos

Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan, pati të premten paradite në Pekin një takim çaji me bashkëshorten e presidentit të Republikës së Kongos Denis Sassou Nguesso, Antoinette.


Bashkëshortja e kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping, Peng Liyuan, pati të premten paradite në Pekin një takim çaji me bashkëshorten e presidentit të Republikës së Kongos Denis Sassou Nguesso, Antoinette.

Së pari, znj. Peng i shprehu mirëserdhjen znj. Antoinette, që shoqëron presidentin Denis Sassou-Nguesso gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, si edhe për një vizitë shtetërore në Kinë. Znj. Peng kujtoi me kënaqësi përvojën e paharrueshme të shoqërimit të presidentit Xi Jinping gjatë vizitës në Republikën e Kongos dhe shprehu vlerësimin lidhur me përpjekjet për një kohë të gjatë të znj. Antoinette mbi nxitjen e zhvillimit shëndetësor të Afrikës. Ajo theksoi që Kina dhe Republika e Kongos janë si një familje dhe i kanë dhënë mbështetje njëra-tjetrës, duke shprehur më tej shpresën që të dy palët të shtojnë bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm, për të sjellë përfitime për popullin kinez dhe popujt e Republikës së Kongos e të Afrikës.

Znj. Antoinette e falënderoi palën kineze, e veçanërisht znj. Peng, për mbështetjen e çmuar për nxitjen e shëndetit të banorëve afrikanë dhe për zhvillimin e çështjes së grave dhe fëmijëve në Afrikë. Ajo shprehu gatishmërinë për të nxitur shtimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të vendit të saj me Kinën në fushën e shëndetësisë e të arsimit dhe për të dhënë kontribut për thellimin e miqësisë kino-afrikane.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Kandidatët janë Helidon Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në…