Rama: Librat falas, mbështetje direkte për familjet

Këtë vit, më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas, falë një buxheti prej mbi 9 milionë dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.


Këtë vit, më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas, falë një buxheti prej mbi 9 milionë dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga shpërndarja e librave falas, nismë që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.

“Me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet”, u shpreh Rama.

Nga ana e tyre prindërit vlerësuan se nisma e librave falas është një lehtësim për buxhetet e tyre familjare.

“Jam prind i dy fëmijëve binjakë dhe përtej misionit tim si mësuese kam ardhur sot në rolin e prindit për të bërë tërheqjen e librave. Falënderojmë për nismën që është marrë për librat falas sepse është një lehtësim i madh për buxhetin tonë familjar”, u shpreh një prind.

Po ashtu falë kësaj nisme 12 500 nxënës të gjimnazeve marrin librat falas.

“Jam e kënaqur pasi im shoq gëzon statusin e Kemp-it dhe të tre fëmijët çdo vit i kanë marrë librat falas. I kam ruajtur dhe çdo vit i kam sjellë që t’i marri dikush”, u shpreh një tjetër prind.

Janë rreth 227 mijë nxënës nga klasa I deri në klasën IX që do të pajisen me tekste falas dhe rreth 12,500 nxënës nga klasa e dhjetë deri në klasën e dymbëdhjetë që i përkasin kategorive të caktuara të cilët përfitojnë mbështetje për tekstet falas.

Ky program i mbështetjes së librave falas është i fokusuar për nxënësit që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike, si dhe ata që kanë nevojë për mbështetje të veçantë, përfshirë fëmijët me aftësi ndryshe dhe ata nga pakicat dhe minoritetet.

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Malaj pret ambasadorin Gonzato: BE, partneri kryesor strategjik

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim ambasadorin e BE-së, në Tiranë, Silvio Gonzato

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Malaj pret ambasadorin Gonzato: BE, partneri kryesor strategjik

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti në një takim ambasadorin e BE-së, në Tiranë, Silvio Gonzato