Studentët praktika mësimore në bashkitë e vendit

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor si dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan marrëveshjen.


Universiteti i Tiranës do të ndihmojë me punë kërkimore për çështje që prekin jetën sociale të vendit, duke vënë në dispozicion burimet e tij njerëzore dhe materiale.

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor si dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje që do t’u vijë në ndihmë studentëve për të kryer praktikat mësimore nëpër bashkitë e vendit.

“Marrëveshja me Universitetin e Tiranës do t’u vijë në ndihmë studentëve për të kryer praktikat mësimore nëpër bashkitë e vendit. Ata do të jenë më të familjarizuar me punët e përditshme të njësive vendore. Njëkohësisht, resurset e Universitetit do të ndihmojnë qeverinë me studime për fusha të ndryshme sociale”, u shpreh ministri Arbjan Mazniku.

Në bazë të marrëveshjes, Universiteti i Tiranës do të caktojë studentët që do të duan të bëjnë praktikat e tyre mësimore nëpër njësitë vendore.

Bashkitë do të caktojnë kuotat për studentët që duan të bëjnë praktikat mësimore ose intershipet pranë tyre dhe do të mbulojë kostot e qëndrimit të tyre. (ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.