Gonxhja: Programi i Garancisë Rinore, mbështetje në tregun e punës

Të rinjtë shqiptarë po mbështeten për t’u futur në tregun e punës përmes programit të Garancisë Rinore.


Të rinjtë shqiptarë po mbështeten për t’u futur në tregun e punës përmes programit të Garancisë Rinore, një qasje e re e Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, bën të ditur se programi i Garancisë Rinore, faza pilot, po vijon.

“Tea dhe Klejdi, dy të rinjtë nga Vlora po përfitojnë nga programi në vetëm 1 muaj pasi aplikuan për t’u bërë pjesë. Tea u punësua si recepsioniste pranë një klinike mjekësore, ndërsa Klejdi si punonjës shërbimi në fushën e turizmit”, bëri të ditur Gonxhja.

Ministri theksoi se çdo i ri deri në 29 vjeç që jeton në Tiranë, Vlorë apo Shkodër dhe
nuk është i punësuar, nuk është duke ndjekur arsim, apo kurs formimi profesional, mund të bëhet pjesë e fazës pilot të zbatimit të Garancisë Rinore në Shqipëri duke aplikuar në portalin e-Albania, në Shërbimin “Aplikim për Garancinë Rinore”.

Garancia Rinore synon sigurimin e një oferte cilësore punësimi, arsimi apo formimi profesional brenda 4 muajve.

Garancia Rinore është një program që po zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, me synim integrimin e rinjve në tregun e punës dhe fillimisht do pilotohet në tri bashki të vendit: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Përmes saj synohet të mbështeten në total rreth 18 mijë të rinj.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…