Gonxhja: Shkolla TIK “Hermann Gmeiner” mirëpret 300 nxënës, me profil nga më të kërkuarit dhe prakika në biznese

MEKI po punon për një investim të ri për “Hermann Gmeiner 2” së shpejti.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se “shkolla e Mesme Profesionale për TIK “Hermann Gmeiner”, në Sauk të Tiranës, mirëpret 300 nxënës me çeljen e sezonit shkollor 2024-2025, pas ndërhyrjes rehabilituese”.

Gonxhja ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet e shkollës teksa infomoi se, “programet e shkollës bazohen tek modeli dhe profili i shkollës austriake”.

Sipa tij, profili i shkollimit është nga më të kërkuarit, duke regjistruar nxënësit që kanë përfunduar me rezultate të mira dhe shumë të mira shkollat 9-vjeçare.

Për të garantuar cilësi, u kushtohet rëndësi njohurive të larta në matematikë si dhe përvetësimit të njohurive të gjuhëve të huaja anglisht dhe gjermanisht. Për zhvillimin e gjuhës angleze dhe asaj gjermane (si gjuhë e dytë) përdoren kurrikulat e gjimnazit, tashmë të konsoliduara dhe të mirëvlerësuara.

Gonxhja vuri në dukje se shkolla TIK “Hermann Gmeiner”, ndodhet në një zonë të qetë dhe të gjelbëruar duke ofruar gjithashtu mjedise shumë të mira dhe të përshtatshme për zhvillimin cilësor të procesit mësimor dhe edukativ.

Orët e praktikave teorike dhe të laboratorëve, zhvillohen në mjedise të kompletuara ku çdo post pune ështe i pajisur me mjete të reja.

Nxënësve, përveç orëve të shumta në laborator, u mundësohet edhe praktika në biznese e kompani.

Ministri Gonxhja theksoi se, kualifikimet sikurse kompetencat profesionale dhe pedagogjike të mësuesve jane vendimtare për cilësinë e shërbimit të arsimit profesional të shkollës.

“Stafi i shkollës është i përzgjedhur më kujdes, ai i nënshtrohet trajnimeve fillestare por edhe të vazhdueshme për t’u përditësuar me të rejat më të fundit në fushën e TIK. Ne mënyrë të vazhdueshme zhvillohen orë të hapura mësimore duke konkluduar me analiza te mësimdhënies si dhe sygjerime për përmirësime të mëtejshme”, u shpreh Gonxhaj.

Ministri nënvizoi se, MEKI po punon për një investim të ri për “Hermann Gmeiner 2” së shpejti.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!