Zgjedhjet 2025, Rama: Deputetët me më shumë se një mandat, në garë të hapurr

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi nisjen e përgatitjeve për përballjen elektorale të vitit të ardhshëm, ndërsa foli për një kapitull të ri në jetën e familjes socialiste.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi nisjen e përgatitjeve për përballjen elektorale të vitit të ardhshëm, ndërsa foli për një kapitull të ri në jetën e familjes socialiste.

Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së që u mbajt sot në Durrës, Rama i uroi mirëseardhjen 135 anëtarëve të Asamblesë që janë ulur për herë të parë në këtë forum të lartë.

“Konsiderojeni praninë tuaj në Asamblenë Kombëtare një nder të posaçëm dhe një borxh të madh që ja keni kongresit që ju dha votën dhe përpuquni t’ia ktheni këtë borxh të gjithë anëtarëve të familjes tonë të madhe politike duke e kryer me dinjitet në komunitetet tuaja detyrën e përfaqësuesit të Asamblesë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se, “sot hapim një kapitull të ri të jetës së kësaj familjeje. Nga ky stacion ku do të përmbyllim proceset e brendshme zgjedhore duke ngarkuar edhe ekipin e ri drejtues ne do të nisemi drejt përballjes për mandatin e 4-t qeverisës së PS-së pranverën e ardhshme”.

Rama theksoi se, për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë e re përfaqësuese, PS 2030 për Shqipërinë 2030.

“Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësues tonë do të jenë në mos gabohem 187. 140 prej tyre në listën e votimit për garën e hapur në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë”, tha Rama.

Rama nënvizoi se, “është e udhës të ndaj me ju që sot se më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat, pa përjashtuar dhe drejtuesit politikë të qarqeve që hyjnë në këtë kategori, ku bëj pjesë dhe unë personalisht, të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerët”.

“Ndërsa në listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre, të cilët do të kenë detyra specifike drejtuese dhe koordinuese si për shembull sekretari i përgjithshëm apo drejtuesi i ri politik i Diasporës, në kushtet kur do të jetë edhe hera e parë e pjesëmarrjes në zgjedhje të shqiptarëve jashtë atdheut”, tha Rama.

“Kjo do të thotë se pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja të cilët do të fitojnë vendin në atë listë duke spikatur prej sot e deri në shkurt në garë individuale nga brenda ose nga jashtë partisë, në mbështetje të shumicës tonë qeverisëse, me angazhim politik në komunitetet e tyre të banimit apo të përkatësisë profesionale në terren dhe në rrjetet sociale”, tha Rama.

“Si gjithnjë kur unë flas për të rinj dhe të reja nuk kam parasysh thjesht moshën rinore, por mendësinë e re dhe forcat e reja për ndryshim”, u shpreh Rama.

Rama tha se, “skuadra e re përfaqësuese PS 2030 duhet të jetë shëmbëlltyre e ambicies tonë për Shqipërinë 2030″”.

“Ajo duhet të mishërojë energjinë e forcave dhe individëve progresist të shoqërisë në qytet dhe në fshat që diktojnë ritmin e zhvillimit në drejtime dhe sektorë të ndryshëm të jetës së vendit dhe sigurisht ajo duhet të integrojë eksperiencën e çmuar politike të atyre që i kanë shërbyer me dinjitet dhe me rezultate ideve, qëllimeve, programin dhe skuadrës aktuale të PS, në Kuvend dhe në komunitetet ku janë angazhuar gjatë këtyre viteve transformimi epokal për Shqipërinë”, u shpreh Rama.

“Shqipëria po bëhet dhe PS 2030 duhet të jetë skuadra e atyre që po e bëjnë Shqipërinë përmes angazhimit politik si aktivistë të PS-së, apo angazhimeve qytetare si bartës të progresit në jetën publike, universitare, ekonomike dhe sociale të vendit”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Strategji për të luftuar informalitetin në tregun e punë

Ministri i MEKI: Strukturat tatimore do të angazhohen për të ndaluar zgjerimin e këtij fenomeni