Balluku-Živković: Bashkëpunimi me UNDP-në ka sjellë rezultate të prekshme në gjithë vendin

“EU4Schools” ka qenë një nga projektet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të bashkëpunimit tonë me UNDP, duke lënë rezultatet të prekshme në të gjithë Shqipërinë


Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë priti sot në një takim Ivana Živkovic, Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës Administratore dhe Drejtore e Byrosë Rajonale për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura (CIS) në UNDP.

Balluku nënvizoi se “EU4Schools” ka qenë një nga projektet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të bashkëpunimit tonë me UNDP, duke lënë rezultatet të prekshme në të gjithë Shqipërinë.

“Balluku nënvizoi se “shkollat e ndërtuara nga ky program tashmë frekuentohen nga qindra e mijëra nxënës”.

Duke informuar mbi takimin, Balluku tha se u shkëmbyen mendime mbi ecurinë e reformave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në këto vite, në kuadër të procesit të integrimit, si dhe mbështetjen që UNDP ka ofruar për vendin tonë edhe për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike.

“Projekte që kanë të bëjnë me efiçencën e energjisë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit, për të cilët shprehëm angazhimin e përbashkët mbi rëndësinë e zhvillimit të tyre dhe ku mbështetja e partnerëve mbetet thelbësore”, shtoi ajo.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!