Mbikëqyrja parlamentare, katër institucione të pavarura pjesë e projektit PACEP

“Mbështetje për Kuvendin dhe Edukimin Qytetar” (PACEP) është projekti që synon të fuqizojë funksionet përfaqësuese, legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit të Shqipërisë.


“Mbështetje për Kuvendin dhe Edukimin Qytetar” (PACEP) është projekti që synon të fuqizojë funksionet përfaqësuese, legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky projekt parashikon të përmirësojë proceset zgjedhore në kuadër të veprimtarisë së tij, të forcojë rolin ligjbërës të bazuar në të dhëna të besueshme, të rrisë bashkëpunimin me institucionet e pavarura që monitorohen nga parlamenti dhe të nxisë kontributin aktiv të shoqërisë civile.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është një nga katër institucionet e pavarura të përfshira në komponentin e 3-të të projektit “Mbikëqyrja parlamentare”.

Mbështetja ka për qëllim të fuqizojë kapacitetet profesionale për zbatimin e standardeve më bashkëkohore në ushtrimin e kompetencave dhe rritjen e efikasitetit të veprimtarisë institucionale.

Projekti do të ndikojë në përmirësimin e ndërveprimit të këtyre autoriteteve me Kuvendin.

Njëkohësisht, do të kontribuojë në forcimin e komunikimit me qytetarët, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe qasjes së tyre aktive në informacione dhe dokumente të hartuara në funksion të veprimtarisë parlamentare.

Projekti “Mbështetje për Kuvendin dhe Edukimin Qytetar” financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga organizata britanike Partnerët Global të Qeverisjes (GPG), deri në fund të vitit 2027.

(ATSH)

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Anëtarësimi në BE, Mazniku: Të gatshëm që të mbyllim negociatat

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh se, qeveria është e angazhuar për të çuar përpara anëtarësimin e Shqipërisë…