
Koçiu takim me VanHorn dhe Kawas, diskutuan mbi përmirësimin e sistemit shëndetësor
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Drejtuesja e USAID/Shqipëri Mischere Kawas zhvilluan një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Drejtuesja e USAID/Shqipëri Mischere Kawas zhvilluan një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë tha se “VanHorn, Kaeas dhe Koçiu diskutuan rëndësinë e partneritetit të fortë dypalësh në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor”.
Gjithashtu gjatë takimit VanHorn dhe Kaeas biseduan me ministren Koçiu edhe mbi reformat e mbrojtjes sociale në dobi të popullatave më të cenueshme të Shqipërisë.
(ATSH)