Mblidhet në Tiranë samiti i grave afgane, Hasani: Shqipëria, pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për paqe

Në Tiranë po zhvillon punimet Samiti i grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani.


Në Tiranë po zhvillon punimet Samiti i grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani.

Samiti do të zhvillojë punimet përgjatë tre ditëve (11-13 shtator) nën kujdesinë e qeverisë shqiptare përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe organizohet nga “Gratë për Afganistanin (WFA)”, në bashkëpunim me qeverinë e Spanjës dhe atë të Zvicrës.

Duke përshëndetur punimet e këtij samiti, Hasani tha se ai është i pari i këtij formati dhe që mbahet në Tiranë.

Ministri e cilësoi samitin një ngjarje historike pasi sipas tij, “është hera e parë që shënohet mbledhja e një numri kaq të madh grash aktiviste nga Afganistani”.

“Që prej ardhjes në pushtet të regjimit taleban, 3 vite më parë jemi dëshmitarë se si dekada progresi të arritura me përpjekje e mund për barazinë gjinore po shkatërrohen ditë pas dite”, tha Hasani.

Kryediplomati shqiptar solli në vëmendje se “gjatë 2 viteve të fundit talebanët kanë shpallur 70 dekrete dhe udhëzime që i kthejnë gratë dhe vajzat në objekte diskriminimi sistematik”.

“Nën regjimin taleban Afganistani është kthyer në vendin e vetëm në botë ku u ndalohet vajzave e drejta për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë”, shtoi ai.

Sipas tij, “rrezikohet autonomia dhe ekzistenca e grave dhe vajzave afgane në shoqëri”.

Hasani theksoi se nuk mund të ketë shoqëri njerëzore të drejtë që nuk respekton dhe vigjëlon mbi të drejtat e grave.

Po ashtu Hasani theksoi se Shqipëria ka qenë pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të sjellë paqe dhe stabilitet në Afganistan, në kuadër të misionit ISAF, dhe më pas, përmes Misionit “Resolute Support”, të udhëhequr nga NATO.

“Vendi ynë ka qenë vokal në vlerësimin e guximit, qëndrueshmërisë dhe forcës së grave afgane, të cilat vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre themelore dhe me guxim denoncojnë brutalitetin e regjimit”, shtoi ai.

“Strehimi i Afganëve në arrati nga tmerri i rikthimit të talebanëve në pushtet nuk përbën vetëm një betim të thellë nderi, të lidhur me traditën unike të mikpritjes së Shqipërisë, por ai dëshmon qartë vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të siguruar çdo afgan që hyn në territorin tonë, veçanërisht gratë dhe vajzat, me të gjitha mjetet bazë të nevojshme për të gëzuar dinjitet njerëzor dhe siguri të plotë në Shqipëri. Garantimi i të drejtave të grave e vajzave, mbetet prioritet i qeverisë shqiptare”, tha Hasani.

Hasani nënvizoi se Shqipëria në Këshillin e Sigurisë, ka në fokus edhe avancimit të axhendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, pasi sipas tij, “përgjegjësia për të ngritur zërin nuk është vetëm e grave afgane, por e të gjithëve ne”.

Rreth 100 gra afgane duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme, po marrin pjesë në samitin treditor, si një platformë për të ndërtuar unitet dhe një mesazh koheziv dhe për të përforcuar zërat e tyre.

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.