Vengu: Rivitalizim i bazës për qëllime të dyfishta civile dhe ushtarake

Në listën e prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes është dhe rivitalizimi i bazës së Porto Palermos për qëllime të dyfishta, civile dhe ushtarake.


Në listën e prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes është dhe rivitalizimi i bazës së Porto Palermos për qëllime të dyfishta, civile dhe ushtarake.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në një postim në rrjetet sociale ku ndau pamje nga Porto Palermo.

Vengu e cilësoi Porto Palermon një kombinim të rrallë të natyrës mahnitëse me një prej veprave më të rëndësishme ushtarake në të shkuarën.

“Në listën e prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes është dhe rivitalizimi i bazës për qëllime të dyfishta, civile dhe ushtarake. Duke mirëadministruar objektet e këtij kompleksi ushtarak dhe civil, duke përmirësuar kushtet dhe akesesin për publikun në tërësinë e Gjirit të Panormës, synojmë të gjenerojmë sa më shumë të ardhura publike që do të jenë në funksion të mirëmbajtjes së këtij aseti të vyer”, theksoi Vengu.

Pamje fantastike të Porto Palermos, një kombinim i rrallë i natyrës mahnitëse me një prej veprave më të rëndësishme ushtarake në të shkuarën. Në listën e prioriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes është dhe rivitalizimi i bazës për qëllime të dyfishta, civile dhe ushtarake. Duke mirëadministruar objektet e këtij kompleksi ushtarak dhe civil, duke përmirësuar kushtet dhe akesesin për publikun në tërësinë e Gjirit të Panormës, synojmë të gjenerojmë sa më shumë të ardhura publike që do të jenë në funksion të mirëmbajtjes së këtij aseti të vyer.

#SHQIPERIA2030
#MbrojtjaShqiperiaIme

Posted by Pirro Vengu on Wednesday, September 11, 2024

Projekti synon miradministrimin e zonës, e cila ka nisur të jetë një destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore.

Hapi tjetër do të jetë përshtatja joinvazive e objekteve të kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.

Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë Detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare.

Porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos u hapet për herë të parë pas 32 vjetësh më 11 gusht të këtij viti.

Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur. (ATSH)

Votimi nga jashtë, KQZ: 224 520 kërkesa për regjistrim, 179 779 të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 54 834, më pas vijnë qarqet: Fier me…

Global 360

Trump: Putini do të pranonte paqeruajtës evropianë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të pajtohej që forcat paqeruajtëse evropiane të sigurojnë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, tha…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 224 520 kërkesa për regjistrim, 179 779 të miratuara

Numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 54 834, më pas vijnë qarqet: Fier me…