Kina do të nxisë promovimin gjithëpërfshirës të mbrojtjes ekologjike dhe zhvillimit me cilësi të lartë në pellgun e Lumit të Verdhë

Presidenti kinez Xi Jinping, priti një simpozium mbi promovimin gjithëpërfshirës të mbrojtjes ekologjike dhe zhvillimit me cilësi të lartë të pellgut të Lumit të Verdhë, në qytetin Lanzhou të Provincës Gansu


Të enjten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping, priti një simpozium mbi promovimin gjithëpërfshirës të mbrojtjes ekologjike dhe zhvillimit me cilësi të lartë të pellgut të Lumit të Verdhë, në qytetin Lanzhou të Provincës Gansu, ku dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Ai theksoi se duhet zbatuar me ndërgjegje fryma e Kongresit të 20-të PKK dhe e Plenumit të Tretë të Komitetit Qendror të 20-të të PKK. Duhen kuptuar me vendosmëri kërkesat strategjike të fokusimit në mbrojtje dhe qeverisje. Duhen thelluar më tej reformat gjithëpërfshirëse si forca lëvizëse. Duhet zbatuar respektimi i prioritetit ekologjik dhe zhvillimit të gjelbër. Duhet zbatuar ruajtja e ujit, përmbajtja e kushteve lokale me politikat e diferencuara, përmbajtja ndaj planifikimit të përgjithshëm dhe avancimit të koordinuar, me qëllim për të promovuar mbrojtjen ekologjike në të gjithë pellgun e Lumit të Verdhë në një nivel të ri, për të arritur suksese në transformimin e gjelbër dhe në zhvillimin me cilësi të lartë, për të përmirësuar më tej jetën e njerëzve dhe për të krijuar situatën e re të mbrojtjes ekologjike në pellgun e Lumit të Verdhë.

Lanzhou është kryeqendra e provincës Gansu dhe ndalesa e tretë e vizitë-inspektimit të kreut të shtetit të Kinës në dy provinca veriperëndimore të vendit.

Para vizitës në qytetin Lanzhou, nga e marta pasdite deri të mërkurën në mëngjes, ai bëri vizita inspektimi në qytetet Baoji të provincës Shaanxi dhe Tianshui të provincë Gansu.

Në Baoji, ai vizitoi Muzeun e Bronzit e një park ekologjik përgjatë lumit Weihe, për të mësuar rreth përpjekjeve vendore për të forcuar mbrojtjen e relikteve kulturore dhe ruajtjen ekologjike të lumit Weihe, dega më e madhe e Lumit të Verdhë.

Gjatë inspektimit të muzeut, presidenti theksoi zhvillimin e një ndjenje nderimi e dashurie për qytetërimin kinez dhe bëri thirrje për trashëgimin e kulturës së shkëlqyer tradicionale të Kinës nga brezi në brez.

Në Tianshui, Xi shkoi në tempullin “Fuxi”, në një bazë të prodhimit të mollëve e në shpellat “Maijishan”, për t’u njohur nga afër me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e industrisë moderne të përpunimit të frutave në zonat malore.

Tempulli “Fuxi” i kushtohet Fuxi-së, një figurë e njohur në mitologjinë kineze.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri