Raporti i OECD, Gonxhja: Shqipëria, lider rajonal në politikat e punësimit

Shqipëria ka rezultatin më të lartë me 3.5 pikë në dimensionin e punësimit ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.


Shqipëria është renditur e para në rajon në dimensionin e punësimit, sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mbi konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e sektorit privat 2024.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se, “sipas raportit të OECD mbi konkurreshmërinë, Shqipëria renditet e para në dimensionin e politikave të punësimit, me një rritje prej dy vendesh nga viti 2021, midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Gonxhja bëri të ditur se, këto përmirësime i detyrohen politikave të qeverisë në funksion të zhvillimit të tregut të punës.

“Këto përmirësime vijnë falë reformave të vazhdueshme për aktivizimin e tregut të punës dhe përpjekjeve për të fuqizuar zhvillimin e aftësive”, tha Gonxhja.

Raport i OEDC-së mbi Konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e sektorit privat 2024, mat ecurinë e politikave në sferat kryesore të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në drejtim të tregut të punës.

Sipas raportit, Shqipëria ka rezultatin më të lartë me 3.5 pikë në dimensionin e punësimit ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lënë pas Malin e Zi me 3.4 pikë; Serbinë me 3.3 pikë; Maqedoninë e Veriut me 3.1 pikë; Bosnjë Hercegovinën me 2.2 pikë dhe Kosovën me 2 pikë. (ATSH)

🌍 Sipas raportit të OECD mbi konkurreshmërinë, 🇦🇱 Shqipëria renditet e para 1️⃣ në dimensionin e politikave të…

Posted by Blendi Gonxhja on Wednesday, September 11, 2024

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!