Ambasadorja Suard: Franca mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard, deklaroi sot nga Korça se Franca e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.


Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard, deklaroi sot nga Korça se Franca e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në një prononcim për mediet pas aktivitetit të organizuar në kuadër të projektit “Porta të hapura”, Suard e pyetur lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë tha se “ajo që thashë është pikërisht ajo që presidenti më ka thënë 1 vite më përpara, kur ai ka qenë në Shqipëri dhe e ka përsëritur kur kryeministri i Shqipërisë ka qenë në Francë. Ne dëshirojmë të mbështesim rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”.

Lidhur me projektin “Porta të hapura”, Suard tha se “ky projekt ishte në ndihmë të Shqipërisë, sidomos si një nga pikat për hyrjen në Bashkimin Europian, duke i ndihmuar fermerët shqiptarë në lidhje me këtë projekt të bujqësisë dhe blegtorisë, duke respektuar natyrën, mundësitë e ndryshme të fermerëve për të zhvilluar edhe më shumë bujqësinë dhe blegtorinë”.

“Çështja është që të sigurohen praktika të mira, ndarja e këtyre praktikave në sa më shumë fermerë, që të ndërmjetësohet me Ministrinë e Bujqësisë shqiptare, e cila do të zhvillojë më tej këtë mundësi”, tha ambasadorja Suard.

Sipas saj, ky projekt ka filluar prej 3 vitesh dhe do të vazhdojë.

“E rëndësishme është që të vazhdohet mbështetja ndaj bujqësisë dhe blegtorisë, të zbatohen praktikat e mira, duke pasur parasysh ndryshimet klimatike, në mënyrë që të vazhdojë të ecet më përpara në lidhje me bujqësinë”, shtoi Suard. (ATSH)

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…